Pjerin Ndreu dhe Mark Marku

Politikë

Akuzat për blerje votash, Ndreu padit Mark Markun, kërkon dëmshpërblim 5 mln lekë

24 Maj 2021, 21:15| Përditesimi: 24 Maj 2021, 22:12

  • Share

TIRANË- Ashtu sikurse ishte kishte paralajmëruar edhe më herët në Report Tv, kryebashkiaku i Lezhës ka paditur në gjykatë Mark Markun, pasi ky i fundit e akuzoi se ka blerë vota në zgjedhjet e 25 prillit. Në dokumentin e siguruar nga Report Tv, mësohet se Ndreu ka kërkuar një dëmshpërblim financiar nga Marku prej 5 mln lekësh, pasi sipas tij ajo akuzë e bërë nga deputeti i zgjedhur i PD-së është shpifje.

Më herët në Report Tv, këto akuza Ndreu i quajti si lajthitje dhe fantazi idiote që nuk i takon t'i thotë një profesor.

"Nuk janë akuza të forta por lajthitje të forta. Jam i shokuar në nivelin ku ka rënë profesor Marku. Të jesh politikan dhe të flasësh përçart është e dhimbshme. Të gjitha ato që ka thënë janë broçkulla. Të gjitha ato që ka thënë nuk janë të vërteta”, tha më herët Ndreu.

Leter akuza
 

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?