Akuzat për marrëveshjen e Portit të Durrësit, Rama: Sulm haxhiqamilist i Aleancës së Rublave! Poshtërsi në dëm të interesit të vendit

11 Nëntor 2022, 14:49| Përditesimi: 11 Nëntor 2022, 17:07

  • Share

Sulm haxhiqamilist i Aleancës së Rublave i quan Kryeministri Rama akuzat për marrëveshjen e Portit të Durrësit. Ai shkruan në një reagim në twitter se sulmi kundër projektit të Portit Turistik është poshtërsi në dëm të interesit të vendit

“Sulmi haxhiqamilist i Aleancës së Rublave dhe bedelave të saj kundër projektit të Portit Turistik të Durrësit është një turp dhe një poshtërsi e madhe në dëm të interesit të vendit, ndërkohë që tërbimi shpifarak është prova se i kanë bërë vetë tërë pisllëqet që akuzojnë! Synimi i këtij sulmi të dëshpëruar është pengimi i këtij investimi të madh transformues për Durrësin dhe gjithë Shqipërinë, përmes intimidimit të një prej kompanive flamur të Emirateve të Bashkuara, të cilën e kemi sjellë me mbështetjen e Presidentit, Sheikh Muhammed Bin Zayed", shkruan ai. 

Rama thotë se drejtuesit e opozitës në vend po tallen me shqiptarët. 

Akuzat haluçinante kundër një kompanie ardhja e së cilës është përveç të tjerash një imazh i ri fitues i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, janë tallja e radhës me ata shqiptarë që akoma i ndjekin pas këta të shitur, pa fe, pa atdhe, pa din e as iman”, shkruan Rama.

Porti i Durrësit është bërë "kali kryesor" i betejës së opozitës me qeverinë. Pas akuzave të Metës dhe Berishës se është aferë korruptive e Ramës, edhe në seancën e fundit plenare kishte debate të ashpra në Kuvend mes demokratëve dhe Edi Ramës për këtë projekt. 

Ilir Meta në disa dalje për mediat nga Selia e Partisë së tij e ka konsideruar projektin e Durrësit kriminal dhe që synon të dëmtojë rëndë interesat e vendit. Ish-kryeministri Sali Berisha sot në konferencën e përjavshme për media denoncoi sërish marrëveshjen për Portin e Durrësit, ndërsa shtoi se kanë përgatitur një padi që e dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen e bashkëpunimit ekonomik me Emiratet e Bashkuara Arabe. Gjithashtu Berisha tha se do të bëjnë kërkesë për të ngritur një Komision Hetimor.

37 deputetë, kryesisht të 'Rithemelimit' të Berishës dhe Partisë së Lirisë së Metës, por edhe deputetë të grupimit të Alibeajt dhe drejtues të partive të tjera politike, kanë kërkuar në Gjykatën Kushtetuese zhbërjen e marrëveshjes së bashkëpunimit ekonomik me Emiratet e Bashkuara Arabe. 

Memorandumi i bashkëpunimit për ndërtimin e Portit të Durrësit u nënshkrua më 11 gusht në praninë e kryeministrit Edi Rama dhe zhvilluesit me famë botërore Muhammed Alabbar. Investimi për ndërtimin e këtij porti është 2 miliard dollarë. Në projekt përfshihet edhe ndërtimi i Portit të Thatë që do sjellë ndërtimin e hekurudhës që lidh Durrësin me Prishtinën, i cili është parashikuar të ketë një terminal, ku do përpunohen 100 mijë kontejner deri në 2050.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbërori: 11/11/2022 21:29

    Braqa (vllazrit) Kariç, Vucici, putini dreqi e i biri dreqit do futen në Durrës. Të gjithë kriminelët serborus do jen aty për punë në ndertimtari, kriminelët serb nga Kosova që jetojnë në serbi Radojçiç, Veselinoviç e shumë të tjer. Lexoni librat e kriminelit dhe minut të ngusht të edvin shqipfolësit me emri sheshel (i denuar në Hag për krime lufte) se qfar thotë për ”Durrësin serb”… të gjitha këto tradhti kombëtare i bën vetëm një njeri me zagart e tij e ky ështé Edvin shkjau shqipfolës…!

    Përgjigju
  • Koli: 11/11/2022 20:36

    Aleanca e Rublave???!!! Provat tregojne se Lulezim Basha eshte rublisti qe kerkon Rama. Njekohesisht, bashkepuntor i tij dhe shoqes Lenke te Rr. Elbasanit. Ndersa tjetri, Ilir Meta, sic prape llafos Rama, eshte pikerisht ai qe mbajti per nje kohe te gjate Ramen ne pushtet dhe na e la pilaf si kryeminister. Pra produkti i rubles eshte Rama. Sa me qef e ka peshtymen ne surratin e vetvetes ky mor vlla!

    Përgjigju
  • Shokutarras: 11/11/2022 18:56

    Po ca porti mashtroni qe do ndertohet ne durres. Porti aktual mirepret krocere, kontenjer, e anije te llojeve te ndryshme dhe tonazheve te ndryshme. Kjo siperfaqe po i falet dikujt me bo pallate dhe vend parkimi per jahte kur aty jan hedhur miliona euro me kredi te marra nga shteti. Ne njejten kohe po ndertohet port tjeter. Ky esht budallalliku i shkekullit. Pse mos te ndertohet porti jahteve ne porto romano, zhvillohet zona...sepse kjo esht nje vjedhje e dyfisht...

    Përgjigju
    • Arbërori: 12/11/2022 02:12

      Ia ka fal Serbis o vlla, një sojë si detin grekut, Edvin shkjau shqipfolës ështé bir shkjau tradhtar muti i pështirë

  • Thoma Blana: 11/11/2022 18:25

    Pershendetje! Nuk jam I interesuar per kete njoftim ,sepse cdo investim ne vendin tone per mia eshte . Qe vjedhin vjedhin ky esht shqiptari vjedhin njeri tjetrin .ajo qe me intereson eshte se disa lajma ske mundesi per komente .ky Ismail qemali I dyte ,per mua ka bere gjera te Mira per ne ,kjo vetem qorri si shikon , por a duhet te mendoj tani ,primare mirqenjen e popullit ??????

    Përgjigju
  • DURRSAKU: 11/11/2022 17:58

    bravo te qofte keshtu vazhdo dhe mbyllja gojen me pune ketyre hajnave RUS

    Përgjigju
  • Paul: 11/11/2022 17:13

    vazhdo edi rama me investimin ne portin e durresit,,,por mendo dhr sa do te kushtoje ndertimi i portit te ri ne porto-palermo....por mendo dhe per vloren dhe shengjinin te behen si durresi...

    Përgjigju
  • Dori: 11/11/2022 16:02

    Per vendin tone ju keni marre vendime pozitive

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?