Foto ilustruese

Kronikë

Akuzohet për mashtrim në SHBA, Gjykata e Tiranës vendosi ekstradimin e amerikanes Lyda Jolanda Harris, u arrestua në gusht

15 Tetor 2021, 14:02| Përditesimi: 15 Tetor 2021, 14:04

  • Share

Gjykata e Tiranës vendosi ekstradimin e amerikanes Lyda Jolanda Harris, e vënë në pranga në gusht të këtij viti. Ka qenë vetë shtetasja amerikano-kanadeze që nëpërmjet avokatit Arben Prenga, kërkoi ekstradimin e drejtëpërdrejt. Ajo akuzohet për mashtrim nga autoritetet amerikane dhe është ndaluar në Shqipëri vetëm pak para se të largohej në drejtim të Gjermanisë. Sipas hetimeve, Harris është e përfshirë në skemë mashtrimi të qytetarëve, duke i kërkuar vlera monetare me pretendimin se do ndihmonin të afërm të tyre të sëmurë.

Lyda  Harris, një shtetase amerikano -kanadeze është arrestuar më 2 gusht  nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale dhe me Shërbimin Diplomatik të Sigurisë të ambasadës amerikane.  Prangosja është bërë me qëllim ekstradimin drejt SHBA-së.

"Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim nga autoritetet amerikane, pasi Gjykata e Distriktit Jugor të Kalifornisë ka lëshuar urdhër-arrestin ndërkombëtar më datë 28.07.2021, për kryerjen e veprës penale “Komplot për kryerjen ose pjesëmarrjen në një organizatë përmes aktivitetit shantazhues”, parashikuar Kodi Penal i SHBA-së.

Mbështetur në Traktatin Dypalësh të Ekstradimit ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u realizua arrestimi i kësaj shtetaseje, me qëllim ekstradimin e saj nga Shqipëria në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet e Drejtësisë, është duke kryer të gjitha veprimet ligjore për ekstradimin drejt Shteteve të Bashkuara", thuhej në njoftimin e Interpol.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?