Ndricim Harka

Kronikë

Akuzohet si ‘koka’ e trafikut të drogës nga Gjermania në Zvicër, lihet në burg shoferi i zjarrfikëses

24 Qershor 2021, 13:57| Përditesimi: 24 Qershor 2021, 14:29

  • Share

Është lënë në burg shoferi i zjarrfikëses Ndriçim Harka i cili dyshohet si kreu i grupit kriminal të trafikut të kokainës nga Gjermania në Zvicër. Gazetari Arsen Rusta raporton se hetimet e prokurorisë Tiranë pas një letër porosie mbërritur nga Zvicra, zbuluan se Ndriçim Harka shofer i zjarrfikëseve në stacionin e Mëzezit, bënte një jetë të dyfishtë mes fikjes së zjarrit dhe trafikut të drogës.

Duke rekrutuar edhe shtetas të huaj si gjerman e zvicerian ai së bashku me kunatin e tij tashmë shpallur në kërkim mundin të dërgonin kokainë nga Gjermania në Zvicër. Kundrejt pagesave nga 1 mijë në 3500 euro ata paguanin korrierët ndërsa pak kohë më parë u është sekuestruar 3 kg kokainë në kufirin e Zvicrës. E pikërisht tek kapja e kësaj ngarkesë rezulton se korrieri ka një numër të lartë telefonatash me bosin shqiptar, që u identifikua nga numri i telefonit dorëzuar në aplikimin e kartës biometrike.

Harka është arrestuar me vendim të prokurorit Bledar Valikaj. Nga deklarimet e tyre shtetasit e huaj mes tyre një gjerman ka deklaruar se këtë punë e bënte prej kohësh ndërsa grupi rezulton aktiv nga vitit 2015 me linjën e kokainës Gjermani-Zvicër.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?