Një alarm për bombë është dhënë gjatë ditës së sotme afër godinës së Capitol Hill në SHBA.
Policia rrethoi kamionin me autorin brenda, ku dyshohej se mund të kishte eksploziv. Një orë pasi kërcënoi me bombë, autori është vetëdorëzuar në polici. BBC shkruan se 49-vjeçari i identifikuar si Floyd Roy Roseberry.
Roseberry u vetëdorëzua pasi negocioi me Policinë e Capitolit në momentin që bëri kërcënimin. Ai parkoi kamionin pranë Bibliotekës dhe më pas shpërndante video kërcënuese në rrjetet sociale. Ishte një officer që pikasi 49-vjeçarin me një mjet në dorën e tij që dyshohej se ishte shpërthyese.
Ende nuk dihet se cilat janë motivet që shtynë 49-vjeçarin të bënte një ngjarje të tillë, ndërkohë që policia po shqyrtonin kamionin.
Kamioni i cili ishte pa targa ishte pozicionuar te Biblioteka e Capitol, ndërkaq ndërtesa të shumta aty pranë u evakuan.