TIRANË - Çaste paniku për lojtarët e kombëtares mbi qiellin e Tiranës. Teksa po ktheheshin me avion nga aeroporti i Alicante-s, (qyteti spanjoll ku u zhvillua mbrëmjen e kaluar ndeshja Spanjë-Shqipëri, e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës "Rusi 2018") kanë hasur në vështirësi gjatë uljes. Për rreth 40 minuta aeroplani nuk është ulur dot në pistën e "Rinasit" për shkak të motit të keq, ndërsa kjo situatë ka shkaktuar momente 'paniku' në radhët e lojtarëve.
Ka qenë Kulla e Kontrollit të Rinasit që ka shtyrë uljen dhe i ka dhënë urdhër avionit për të qëndruar në ajër. Për rreth 40 minuta aeroplani nuk ka mundur të ulet, derisa kushtet atmosferike të motit janë përmirësuar disi. Shqipëria humbi 3:0 në transfertën e Spanjës, ndërsa tashmë duhet të përgatitet për sfidën ndaj Italisë në 9 shtator në stadiumin "Loro Boriçi".
Të dhënat e siguruara nga Shqiptarja.com për ngjarjen.
Shqiptarja.com mëson detaje të reja pas vonesës për uljen në Rinas të avionit të nisur nga Alicante e Spanjës me ekipin kombëtar shqiptar në bord.
(Aeroplani ku udhëtonte kombëtarja shqiptare e futbollit)
Avioni ishte nisur rreth orës 01:40 nga aeroporti i Alicantes në Spanjë drejt Rinasit. Rreth orës 03:30 avioni i është afruar detit Adriatik dhe ka filluar uljen por kushtet e vështira të motit në Tiranë me reshje të dendura shiu dhe rrufe kanë sjellë një vonesë në uljen e Boeing 737 ku ndodhej ekipi shqiptar i futbollit. Avioni ka bërë disa rrotullime në lartësinë 5 mijë metra mbi detin Adriatik pranë bregdetit të Durrësit ndërsa është ulur në pistën e Aeroportit Nënë Tereza vetëm rreth orës 04:15.
(Aeroplani teksa kryen disa rrotullime mbi detin Adriatik para uljes në Rinas)
Siç mund të shikoni edhe nga materialet e siguruara nga Shqiptarja.com, mësipër tregohen rrotullimet e avionit mbi Adriatik para uljes në Tiranë, ndërsa në imazhin dixhital satelitor mëposhtë tregohen kushtet e motit gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm mbi Tiranë, në momentet kur aeroplani po ulej në Aeroportin e Rinasit.
(Kushtet metereologjike gjatë orëve të para të mëngjesit në Shqipëri, në Tiranë dhe veri të vendit situata ishte më e rënduar)
Redaksia Online
(l.q/ Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com)
"Alarmohet" kombëtarja, avioni
ulet me vështirësi në Rinas/Detaje
Çaste paniku për lojtarët e kombëtares mbi qiellin e Tiranës. Teksa po ktheheshin me avion nga aeroporti i Alicante, qyteti spanjoll ku u zhvillua mbrëmjen e kaluar ndeshja Spanjë-Shqipëri, e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës "Rusi 2018", kanë hasur në vështirësi gjatë uljes.
7 Tetor 2017, 15:40| Përditesimi: 4 Janar 2019, 15:16
2017-10-07 15:40:00
- Share
- ulet me vështirësi në Rinas/Detaje&via=shqiptarjacom &url=https://www.report-tv.al/lajm/alarmohet-kombetarja-avioni-br-ulet-me-veshtiresi-ne-rinas-detaje" target="_blank" class="twitter-share-button" data-size="small"> Tweet