Alba faleminderit për çdo sakrificë! Dhe një mesazh për ata që hedhin ‘baltë’ mbi bluzat e bardha

14 Mars 2020, 15:45| Përditesimi: 14 Mars 2020, 16:01

  • Share

Prej ditësh përballemi me Covid-19 edhe në familje.

Për ata që më njohin, ime shoqe është farmaciste.

U bë ditë që stresi, meraku, lodhja tek ajo është e pranishme, por kur ajo gjen pak kohë lexon lajmet dhe ndihet e fyer!

Për bluzën e bardhë që ajo ka veshur, atë të farmacistes!  Ju lutem stop fyerjeve, abuzimeve dhe sulmeve.

Çmimet e maskave nuk i rrit faramcia por tregtia e “pisët” e depove.

Ata që tregun e kanë bërë monopol.

Prej më shumë se 10 ditësh asnjë depo nuk të sjell furnizim maska jo e jo. Alkoolet, dizifektuesit me pikatore dhe kanë rritur edhe çmimet.

Kush mund të shpjegojë se si një kuti maskash të cilën bluzat e bardha të farmacistëve e kanë shitur dhe shesin 5 mijë lekë tëvjetra, 50 copë nga 10 lekë.

Ne personalisht e blemë ne supermarket 60 mijë lekë tëvjetra. JO PËR TA SHITUR!

PËR ta përdorur Alba në banak për t’u mbrojtur nga pacientët dhe klientët të cilëve ajo u shërben.

Farmacia është po aq e rrezikshme sa infektivi këto kohë

Në farmaci nuk ka vetëm maska e alkool, ka me 100 produkte pacientë me ilace e sëmundje nga më të ndryshmet, po nuk morën ilacet ata rrezikohen!

Per kolegët e mi gazetarë te cilëve ja u kam shpjeguar e shpjeguar pa u lodhur!!!

Respektoni mjekët, infermierët, farmacistët, boll i sulmuat.

A ka abuzues? Pafund, pse jo!

Në qoftë se nuk ju pëlqen çmimi mos e blini, askush se jep me detyrim.

As unë nuk e bleva me detyrim. Por nëse vërtetë doni të bëni lajmin se si u rrit çmimi, kuptoni përse në farmaci nuk ka maska. Farmacia nuk prodhon, nuk importon. 

Laj duart

Ruaj distancën!

Rri në shtëpi.

Respekto rregullat.

Ruaje veten, të afërmit dhe gjyshërit

Kjo nuk është shaka!

Po ja del Kina me miliona banorë e pse jo mbartës të virusit, po ja del Italia pak e nga pak.

Pse mos t’ja dalim ne me 3.5 milionë rezidentë dhe as 100 të infektuar e shtruar në spital, është thjesht psikologjia e frikës.

Është thjesht një sakrificë minimale. Lërini ata që duhet të përballen ta bëjnë këtë punë.

Po qëndrove në shtëpi nuk të duhet as maskë as alkool e as dizifektues. 

Të duhet higjienë. Kujdes! Jo frikë

Komento

Komente

  • Konjak: 15/03/2020 06:06

    Zoteri Rusta ;me te drejt ju ngreni problemin e thash e themit mdaj mjekesise per rritjen e cmimeve te preparateve e materialeve te tjera shendetesore ; ,por gazetaret apo kushdo tjeter , kerkojne te sensibilizojne pushtetin dhe institucionet e saj , se ne menyre kriminale po rritin cmimin e produkteve mjekesore ,si prodhuesit dhe shperndaresit ,pa ju drejtuar vetem farmacive . Faktikisht ky si problem qendron ,dhe nuk duhet fajsuar ankuesit ,por institucionet perkatese te pushtetit te cilat duhet ti ndalojne me pa tjeter abuzuesit .Nuk besoj se ne kohen e koronovirusit ,i mbetet ndokujt kohe te mirret me thash e theme .Sigurisht eshte vetem nje keqkuptim ,dhe jo sulm ndaj bluzave te bardha .Eshte koha ,ti leme kapardisiet dhe merite menjane ,te bashkohemi e te zbatojme me perpikmeri kshillat e specialisteve -mjekeve- dhe te pushtetit ,per te patur sukses ndaj armikut te perbashket ndaj jetes tone .Zoti na ndihmofte ,por te ndihmojme edhe vetveten .Faleminderit .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?