Alban Daci: Thuajse të gjithë po e lexojnë gabim takimin e Ramës!

12 Maj, 20:25| Përditesimi: 12 Maj, 20:27

  • Share

Disa e quajnë takim elektoral me patronazhitë që ndoshta është edhe e vërtetë!

Disa thonë se Rama e mbushi stadiumin me autobuzë nga Shqipëria!

Disa të tjerë e quajnë fjalim nacionalist apo populist! Disa të tjerë e quajnë fjalim demagogjik! Të gjitha edhe mund të qëndrojnë, sepse Rama është politikan e kryetar Partie!

Megjithatë, mesazhi dhe takimi i Ramës ishte qartazi me mision e mesazh të qartë diplomatik përballë Greqisë!

Ka një të vërtetë të madhe, se është hera e parë që një takim si ky, me këto përmasa e me këtë fjalor bëhet nga një lider shqiptar në Athinë! Dikush mund të thotë pse nuk e bën të tjerët më parë? Sepse, më parë ishte e pamundur për shumë rrethana, si në rrafshin ndërkombëtar të Shqipërisë e mbi të gjitha për situatat e brendshme të destabilitet politik! Në fakt rezultati i këtij takimi të Ramës në Athinë është puna e bërë dhe nga progreset e arritura të Shqipërisë në këto 30 vite! Rama ka pasur fatin më të madh të kishte pushtetin e Shqipërisë pikërisht në këtë moment për shkak të qasjes ndërkombëtare që ka kjo aktualisht! Sigurisht një kontribut të rëndësishëm qoftë edhe me shumë kritika ka dhënë edhe vetë Rama!

Rama i tha Greqisë së ju keni Belerin, por keni harruar se unë kam mijëra shqiptarë që jetojnë në Athinë e në Greqi! Rama nuk besoj se ka kërkuar e ka insistuar për pjesëmarrje masive për të dëshmuar se ai do të fitojë zgjedhjet në Shqipëri! Pasi ai dhe PS votuesit e tyre i kanë në Greqi dhe me ligjin ose pas ligjin e votës se emigrantëve vijnë ose i sjellin me autobuzë për të votuar për t'a!

Pjesëmarrjen masive Rama e kerkuar për të dëshmuar sesa i fortë është Rama brenda në Greqi! Politika e liderve të Ballkanit duke përfshirë edhe vetë Greqinë është bazuar në stile folk e ndoshta edhe me modele të natyrës "tallava". Shqipëria këtë nuk e kishte bërë deri më sot në planin ndërkombëtar dhe ja e bëri duke nisur me Ramën! Në fund të fundit Rama ka qenë e mbetet populist dhe mbetet si tillë brenda këtij formati më dhe me takimin që bëri sot ne Athinë!

Rama ka thënë disa të vërteta të mëdha në mes të Athinës! Disa thonë se nuk foli për Çamërinë, por në fakt këto që ka thënë Rama sot, askush tjetër nuk i ka thënë as nuk ka pas mundësinë t'i thotë të paktën në zemër të Greqisë! Pse nuk i kanë thënë të tjerët i takon historisë t'a  analizojë dhe të nxjerrë konkluzione! Rama foli për shqiptarët në Greqi, foli për historinë tonë të përbashkët, foli për pavarësinë e Greqisë e per fillimet e historisë së pavarësisë së Shqiperisë!

Ramën në planin e politikës shqiptare mund t'a sulmojmë e duhet t'a kritikojmë, sepse ndryshe do të ishim në komunizëm, por në raport me atë që bëri sot ne Athinë duhet të jemi jo me patriot, por ndoshta më realist e të ftohtë! Rama i foli qartë Greqisë duke ja thënë në sy ato që ai mendon e që ne mund t'i gjykojmë të drejta apo jo, por ai foli në zemrën e Greqisë!

A do të ndryshojnë gjërat mes Greqisë e Shqipërisë pas kësaj vizite! Me të drejtë ka dy linja mendimi:

- e para se Greqia do të reagojë me keq e do të përkeqësohen e këto që mendojnë kështu sigurisht janë opozitarët e Ramës

- e dyta është se marrëdhënie mund të marrin një rrugë reflektimi nga Greqia e do te bëhen më të mira. Kështu mendon Rama i pari e pastaj mbështetësit apo edhe servilët e tij!

Cila do të ndodhë nuk e di, por një gjë është e sigurt se marrëdhëniet me Greqinë nuk do të jenë më si më parë!

Me Opozitën shqiptare duhet të jemi realist. Kemi një lider që de fakti nuk zbret dot të takojë militantët e tij në qytet e jo më të shkojë në Athinë, Romë, Milano, Berlin Londër apo Washington! Nuk dua t'a analizojë fare nëse është i drejtë vendimi ndaj tij apo jo, por ky është realiteti! Kjo pjesë e kësaj Opozite duhet të kuptojnë se po humbin rastin më historinë! Po ashtu një lider tjetër bën shëtitje në male! Ndërsa i vetmi lider Opozitar që mund dhe ka të gjitha mundësitë që të mund Ramën është Basha! Opozita duhet t'a kuptojë e ta pranojë këtë realitet! Realiteti është ky, pavarësisht nëse ju pëlqen të gjithëve apo jo!

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lindi: 13/05/2024 10:45

    Rama ishte i qartë dhe i sigurt në ato që tha. Shqipëria është rritur dhe nuk merret më peng nga greqia. Greqia ka ngel te nacionalizmi primitiv dhe jashtë zhvillimeve evropiane.

    Përgjigju
  • Po: 12/05/2024 21:04

    Shumë e drejtë dhe e vërtetë!

    Përgjigju
    • Permeti: 12/05/2024 22:42

      Bravoooo Rama

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?