Nga një seancë plenare në Kuvendin e Shqipërisë

Opinion

Alban Daci: Fajet i ka politika dhe jo populli!

14 Maj, 00:03| Përditesimi: 14 Maj, 00:07

  • Share

- Asnjëherë një popull nuk është fajtorë edhe kur ai sundohet nga një diktaturë. Populli shpesh është viktimë e një politike të gabuar dhe e mungesës së shpresës. Boll fajësuat popullin! Fajin e kanë politikanët që keqpërdorin emrin e popullit në paaftësinë e tyre për të krijuar shpresë

- Mos e përdorni dështimin e një politike që ka mbaruar punë duke tentuar me përçarje Veri-Jug! Një lider i vërtetë është ai që e forcon bashkimin përmes ideve dhe qëndrimeve duke u kthyer një alternativë serioze

- Politikanët që luftojnë për interesat e tyre dhe pushtetin e tyre si të mirë finale personale duhet të heqin dorë që të flasin në emër të qytetarëve, qoftë kur fitojnë apo edhe kur humbin

- Dështimet në politikë janë rezultat personal, strategji e gabuar, model i gabuar dhe këto nuk duhet t'i faturohen popullit

- Hiqni dorë nga ideja se politika është "tokë e zanun". Politika është niveli më i lartë i mirë administrimit të "Publikes". Kushdo që dështon në këtë mision ka vetëm një rrugë, që të largohet dhe të krijojë hapësirë për të tjerët që kanë më shumë vullnet, energji dhe mbi të gjitha patriotizëm duke e konsideruar politikën një mision ndaj vendit dhe jo një shërbim ekskluzivë për pushtetin individual 

- Ata që fajësojnë popullin për dështime personale nuk meritojnë më të kenë angazhim politik/publik dhe të kenë një shans të ri për të vazhduar në lidership 

- Asgjë nuk është e përhershme e aq më pak në politikë. Çdo politikan që dështon duhet të mbajë përgjegjësi për veten dhe për bashkëpunëtorët. Dështimi është individual dhe suksesi është i të gjithëve. Ky është një ligj i hershëm i lidershipit sa vetë njerëzimi. 

- Liderët janë të përkohshëm në kohë dhe në hapësirë, kauzat janë të përhershme 

- Shqiptarët nuk meritojnë të fajësohen, por të kenë një alternativë dhe një lider që është pranë tyre duke i orientuar dhe shoqëruar në një udhëtim më dinjitoz me të një të ardhme të merituar

- Zgjidhja është e thjeshtë: në vend që të zëvendësojmë një popull- mision i pamundur- të zëvendësojmë lidershipin me një më të mirë, të drejtë që qytetarët i konsideron të parët

- Shqipëria ka parë shumë politikanë, por pak shtetar dhe lider! Më shumë se kurrë kemi nevojë për shtetar!

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Pse sipas jush vonohet kaq shumë procesi i numërimit: