Edi Rama në Kongresin e PS-së

Alban Daci: Ndryshimet në Qeveri dhe 3 PS-të!

28 Korrik, 20:04| Përditesimi: 28 Korrik, 20:06

  • Share

- PS në qeverisje. Në fakt, Edi Rama është lider i fortë dhe absolut brenda kësaj forcë. Kjo gjë nuk ka ndodhur si dhuratë apo dashuri e vartësve të tij për të, por për atë se çfarë përfaqëson ai! Ai, sot përfaqëson pushtetin, fitoren, marrjen, mbajtjen dhe garanci për ta pasur përsëri. Një lider që fiton është gjithmonë lider i fortë! Personaliteti i Ramës është aq i fortë si Kryeministër, sa në fakt mbulon të gjitha ministritë, pavarësisht se formalisht është i detyruar të vendos emra për ta të justifikuar kabinetin. Të gjithë ministrat nuk kanë vizion apo personalitet individual. Ata zbatojnë vizionet dhe direktivat e drejtpërdrejta të Ramës. Në këtë optike pak rëndësi ka kush është ministër si emër apo format, por Kryeministër është Rama dhe për këtë nuk ka asnjë lloj dyshimi. Mandej, me protagonizmin e tij disa ministri i ka dubluar plotësisht siç është ajo e jashtmja. 

- PS si shportë elektorale, si grumbulluese votash me qëllimin për të fituar zgjedhjet. Këtu ka i rikthyer logon e vjetër e të vërtetë të PS duke e përdorur këtë të fundit si identifikim apo nostalgji për të grumbulluar votat e të Majtës klasike e nostalgjike. Në këtë kategori PS i duhen figura historike dhe ato më pak historike, por që kanë peshë tek elektorati. Kështu disa nga ministrat i duhen si senator në terren 

- PS si grup i madh interesi e si simbol pushteti. Këtu hynë kriteri i trashëgimisë dhe e mbylljes në rrethin vicioz. 

Po çfarë qëllimi ka Rama me ndryshimet e sotme? 
- formalisht fut të rinjë në Qeveri duke e bërë atraente partinë për prurjet e reja dhe për të rinjtë. Kështu Rama jep shembull personal që të rinj që vijnë në PS, angazhohen e kontribuojnë e kanë te sigurtë mundësinë për karrierë në nivelet më të larta, pavarësisht se nga vijnë e çfarë përfaqësojnë. 
- largon senatorët nga kabineti duke i kthyer në funksionet të mirëfillta politike, sepse zyrtarisht është në fushatë dhe tashmë ai duhet të përgatis fitoren e re. Pra, tashmë qeverisja e këtij mandati është në fund dhe nuk do të ketë shumë surpriza dhe ai po mendon për mandatin e ri të plotë katër vjeçar. 
- për të dëshmuar e rikonfirmuar lidershipin e tij të fortë e të padiskutueshëm brenda partisë. 

Në fakt, ky Rama është i fortë dhe ndjehet komod se ju garanton fitoren e pushtetin. Në fakt një lider që fiton gjithmonë ka të drejtë dhe është i padiskutueshëm.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?