Kryegjyshata botërore e bektashinjve

Alban Daci: 'Shteti i Bektashinjve' si guri i budallait në pusin e 'Botës të çudirave' të radhës! 

23 Shtator, 09:10| Përditesimi: 23 Shtator, 09:18

  • Share

Shtetet nuk janë krijesa më inkubator apo me krijesa laboratorike. Shtetet janë konsideruar pjesë e evolucionit njerëzor si një proces i gjatë historik në të cilin përfshihen luftëra, aspirata, identitete, zhvillime demografike, etnike, kulturore, evolucione shkencore, përplasje civilizimesh, gjuha që ka nisur me shenja e ka përfunduar në një kompleks të veçantë përbashkues në komunikim dhe veçues në foni, fjalë, tinguj, shkronja dhe gramatikë. 

Shtetet në kuptimin sociologjik, ata të formës që njohim ne si shtet-komb me disa model, ose siç thoshte Renan: "një plebishit i përditshëm". Pra, vullnet i përditshëm për të jetuar së bashku konsiderohen një formë e ndërmjetme dhe efikase e organizmit njerëzor, por sipas teoricienëve ka gjasa të mbyllet me "Qeveri Botërore" dhe në fakt një gjysmë tratativë e tillë mund të konsiderohen vetë Kombet e Bashkuara. 

Sot, përtej evolucionit të formave të tjera më të avancuara të organizmit njerëzor siç janë:
-Federatat 
-Konfederatat
- Sui Generis "BE"
Baza kryesore e prodhimit të normave "Orga Omnes" e "Jus Cogens" që përbëjnë shumicën e traktateve kryesore të Drejtës Ndërkombëtare Publike, janë shtetet si anëtarë inicues e firmatarë. 

Para se Rama të të hidhte në publik lajthitjen e radhës që në thelb nuk ka asgjë tjetër, veçse dëshmon faktin se ne tashmë kemi një lider të ngjashëm si Neroni, që ka humbur lidhjen me realitetin e i duket ndoshta sikur jeton në "Botën e çudirave" dhe nuk do të ishte habi që jo vetëm t'a marr seriozisht këtë punën e shtetit të Bektashinjve, por nëse një ditë të humb pushtetin politik, të "djeg" në shenjë hakmarrje pjesën tjetër të Tiranës e të shkojë te jetojë me iluzionet e mbretit në shtetin e krijuar prej tij. 

Bota ka njohur plotë "lider" me ide e me çmenduri nga më të ndryshme që burojnë kryesisht nga ata që humbin lidhjen me realitetin dhe që nuk kanë stabilitet as njerëzor e lidershipi në kohën e angazhimit politik. Për shembull Polpoti detyrojë të gjithë qytetarët të braktisin qytetet e të ktheheshin e të jetonin në fshat! 

Propozimin e fundit për shtet të ri, të bërë një media serioze si "New York Times" do e kishte zili edhe autori i "Signori degli Anelli". Nuk përjashtohet se Rama vetë të ketë pasur dhe të këtë propozim të ngjashëm nga një frymëzim i ngjashëm sureal! 

Shteti dhe feja, në disa vende kanë qenë plotësues dhe shumë pak dallues, por në shumë vende tipike perëndimore me demokraci, shteti dhe feja kanë qenë në një konflikt të gjatë e vazhdueshëm! Feja shpesh me idenë e monopolit të kulturës, shkencës dhe dijes si të vërteta të mëdha ka penguar unitetin kombëtar të kombeve për të krijuar shtetin-komb! Megjithatë, me në fund, në të gjitha demokracitë perëndimore kemi shtetet sekulare  laik, që feja dhe shteti janë të ndara e rregullohen me ligj për funksiononin dhe ekzistencën. 

Shqipëria, për shkak të historisë së saj, a tipike në lidhje me krijimit të "Shtetit Kombëtar" dhe rolin e funksionit të besimeve fetare në këtë proces që në fillim u theksua qëllimisht  dhe u përcaktua laiciteti i shtetit. Në fakt përdorimi i laicitetit si domosdoshmëri për formim e shtetit, nuk ishte formë represive ndaj besimeve, por ju garantonte atyre një tolerancë dhe një identitetit origjinal. Pra, laiciteti forcojë shtetin dhe bashkimin kombëtar, por mbrojti dhe forcojë edhe harmoninë fetare si një vlerë unike në Botë. 

Vetë Rama "Shtetin e Bektashinjve" e ka krahasuar me Vatikanin! Po a qëndron një krahasim i tillë dhe a mund të konsiderohet Vatikani një frymëzim për rastin e Bektashinjve në Shqipëri! Shoqëria italiane deri në vitet 70, kur ndodhen revolucionet e mëdha sociale si aborti, mini-fundi qe identifikohen me atë që njihen emancipimi  i gruas ka qenë e gjitha shoqëri katolike. Sigurisht një rol të rëndësishëm në emancipimin e gruas në Itali kanë luajtur edhe socialistët dhe komunistët. Para këtij evolucioni shoqëror nuk kishte fshat që nuk kishte kishë, nuk kishte rrugë apo vend që nuk kishte prift, ciklikat e Papave ishin trajta sociale e politik të shoqërisë e po ashtu edhe organet e shtypi ishin më të rëndësishme sidomos në rolin edukues katolike si "Famiglia cristiana". Vatikani ishte pasqyrimi i hegjemonisë së shoqërisë italiane dhe ishte një realitet ekzistues edhe para bërjes së "Unità në 1861" të Italisë.  Pra, Vatikani edhe pse është shteti më i vogël në Botë është rezultat i shumicës! Po Shteti i Bektashinjve si do të jetë? Do të jetë rezultat i minorancë që krijohet si entitet shtetëror për të diktuar shumicën. 

Vatikani përfaqëson "Kishën Katolike" për të gjithë të krishterët dhe katolikët në Botë! Pra Papa përfaqëson formë e pushtet universal! Po "Shteti Bektashinjve" çfarë përfaqëson e çfarë mund të përfaqësojë? Një minorancë shqiptare e një super-super minorancë botërore të përfaqësuar e organizuar në shtet! 

Vatikani është vetë historia e njerëzimit, për rolin, peshën për botimet, arkivat, informacionet që ka, për lidhjen e kontaktet në Botë! Vatikani ishte një realitet i rëndësishëm dhe Musolini vendosi edhe për të kontrolluar ose limituar pushtetin fetar të Papës në organizmin shtetëror të bënte "Paktet e Lateranensi" në vitin 1929 që në thelb rregullonin raport me Mbretërisë dhe Kishës! Po Shqipëria çfarë marrëdhëniesh duhet te rregullojë me Bektashinjtë që në fakt janë edhe një urdhër i importuar në Shqipëri dhe jo tipik shqiptar? Mbi çfarë analizash, nevojash apo të drejtash ku urdhër duhet të rregullohet me formë të re shtetërore? 

Bektashinjtë si formë shtetërore? Që të kërkosh formë shtetëror për dikë duhet të ketë eksperienca shtetërore në histori! Në dijeninë time, bektashinjtë nuk kanë pasur kurrë formë apo eksperiencë shtetërore as në organizim e as në funksionim! Për pasojë nuk e kuptoj arsyen përse duhet t'a aplikojnë këtë formë të re? Bektashinjtë nuk kanë as eksperiencë juridike nga fakti se nuk kanë eksperiencë shtetërore në asnjë vend të botës! Kështu edhe forma juridike me normat po juridike është sfidë e madhe dhe irreale! 

Feja është bërë argument i rëndësishëm në studimin e politikave ndërkombëtare, sidomos pas mbarimit të Luftës së Ftohtë! Vatikani është thuajse gjithçka në Itali, por pikë së pari është sfida më e madhe për çështjes të sigurisë! Krijimi i "Shtetit të Bektashinjve" e forcon apo e vendos në rrezik serioz sigurinë në Shqipërinë? Krijimi i këtij shteti e forcon unitetit fetar, apo dëmton rëndësi atë dhe unitetin kombëtar? "Budallai" sapo ka hedhur gurin në pus e tashmë, le të merremi në gjithë kohës me shpresën se mund t'a gjejmë ku ka rënë dhe t'a nxjerrim jashtë!

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tuli: 23/09/2024 14:55

    Keto nuk jane lajthitje por "plane" pra "projekte" sic e thote Rama. Jo te tij por pas tij, interesat e te cileve Rama ploteson dhe shalon pushtetin dule kapur totalisht shtetin ne Shqiperi. Injorantet nuk e kuptojne sepse mungesa e njohurive nuk i lejon. Ndaj dhe kapen pas euforise se momentit. Si Daci me lart. Shia sufi - thote Baba Mondi, ne nivel "global". Pra ndersa sunni jane ndermjet "Kalifatit" sa Saudit, Egjiptian dhe Turqenik, ata shia sado qe popullaten me te madhe e kane ne Iran - nje shtet bektashi e vendos rendesen ne Tirane. Dhe jo vetem: por ne Irak, Kurdistan, Liban e kudo ku ka "bektashinj"! Mjafton te kuptosh tekstin qe i kane vene Baba Mondit per te lexuar. Nuk do qe cudi qe shtetin e ri ta njohe e para UK, meqe cizita e te derguarit special per ballkanin "kocidoi" ne te njejten kohe. US po e po meqe e kane gatuar vete se bashku me pykat e Rames. Problemi eshte Kushtetuta qe ne preambul dhe deri nenin 3, e me tutje Kodi Penal, cdo ide, plan apo veprim qe cenon pavaresine, sovranitetin dhe teresine territoriale te Shqiperise ne favor apo interes te nje shteti apo fuqie te huaj dhe kujtdo tjeter jo vetem qe i ndalon por konsideron krime te renda. Per fat te keq nuk ka dispozita tradhetie Kodi yne Penal por kjo eshte nje nga ato raste. Qe nuk e pengon perkundrazi e ka detyre SPAK ta shpartalloje keto plane e veprime dhe meqe jane ne flagrance mund ti arrestoje si Baba Mondin edhe Baba Ramen ...qe te dy njeri me m... se tjetri.

    Përgjigju
  • Gjergj: 23/09/2024 13:17

    Ne kemi njè kryeministèr qè nuk e ka shumèkush,,,njè tip tallava qè edhe pse vetè dikur, viktimè i dhunès,,nuk ka mèsuar asgjè nga ajo ditè,,,pèrkundrazi, maksimalisht i dashuruar nè vetveten, pèrçmon çdo gjè institucionale shqiptare dhe na sillet sikur ti kishim vènè kurorèn e mbretit. E vetmja gjuhè qè ky kryeministèr kupton shumè mirè dhe shumè shpejt,,èshtè dhuna. Mè vjen keq ta them por faktet e tregojnè kètè. Kur u vuri kuksianève traun e hajdutllikut Kastrati nè rrugè,,,,sapo ia dogjèn me benzinè kolibet e qenve qè do pèrdoreshin pèr mbledhje milionash,,,,,,shumè shpejt ndfyshojè mèndje dhe kuksianèt morèn atè qè u takonte. Thumanè-Kashar,,,e njèjta gjè. Basha ngre çadrèn nè bulevard,,,,hopa,,qeveri teknike ose ftesa pèr vjedhje tè pèrbashkèt. Doni qè tè ndalen kèto plane me shtete brènda shtetesh? Tregojini qè e kini seriozisht. Doni pensione qè bazohen nè dinjitet njerèzor dhe jo lèmosha hajdutèsh? Tregojini qè e kini seriozisht. Boll mè.

    Përgjigju
  • Turi: 23/09/2024 09:48

    Emigrantët që sjkojnë drejt Europës do ti plasin këtu në vendin tonë eshe pae ata të gjorë shkojnë drejt BE dhe nuk kanë asnjë interes të vijnë tw ne , mbeturinat do ti sjellin. nga gjithë bota sepse jemi shumë të zotër që ti menaxhojmë ashtu si bëjmë me ato pak që kemi dhe pisllëku mbizotëron kudo , tani së fundmi duhet të krijohet dhe shteti bektashjan edhe pse nuk është kultura jonë . Cfarë tjetër duhet të bëj një qeveri kundra vendit të vet që njerëzit të ngrihen për ta rrëzuar atë ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?