A duhet të vazhdohet me idenë se zgjedhjet lokale nuk janë provë politike dhe nuk janë të rëndësishme?
A duhet të vazhdohet me idenë e bojkotit të zgjedhjeve lokale?
A duhet të ketë një front opozitar për zgjedhjet në Himarë?
Ky front duhet të jetë ashtu siç ishte në zgjedhjet e fundit vetëm për pragmatizëm apo edhe me përgjegjësi të rendit kushtetues e të sovranitetit të vendit?
A janë zgjedhjet e Himarës edhe më të rëndësishme se ato politike për shkak të dinamikës që kanë pasur zgjedhjet në vitet e fundit e sidomos ato të fundit?
A është e gatshme Opozita për këto zgjedhje?
Kush është Opozita sot si nocion?
A do të ketë të njëjtën strategji dhe qëndrim që pati në zgjedhjet e fundit Opozita për zgjedhjet e Himarës?
A duhet të mbështetet një kandidat që përfaqëson interesat e pakicës, por që ka mbështetjen e Athinës?
Mos ndoshta duhet të mbështetet një kandidat i cili përfaqëson shumicën që janë shqiptarë në Himarë dhe me mbështetje të gjerë politike?
Rëndësi ka vetëm fitorja edhe kur ka dritë hije siç ishte rasti i fundit të zgjedhjeve apo duhet të jetë prioritet sovraniteti dhe rendi kushtetues?
Këto janë vetëm disa pyetje elementare pas vendimit tashmë për zgjedhje në fillim të gishtit për Bashkinë e Himarës!
Një grupim politik që kërkon e dëshiron të jetë faktor politik e për më tepër që aspiron për ndryshime thelbësore të modelit të bërit politik duhet të marr gjithmonë pjesë në zgjedhje me alternativën e saj! Bojkoti nuk është më rruga e duhur për një grupim që kërkon të jetë të alternativë politike!
Zgjedhjet e Himarës me siguri politikën e kanë trazuar e sidomos spektrin Opozitar! Ndoshta do të jetë një provë humbje që do të bënte domosdoshmërinë për reflektim serioz!
Forcat Opozitare bashkë ose jo e kanë në dorë që të prishim pushimet verore e ta konsiderojnë betejë të fortë politike garën e Bashkisë së Himarës ose të ikin me pushime duke vazhduar rrugën e bojkotit!
Opozita është ajo që ndihmohet nga pozita. Pozita mbahet nga opozita që vepron si bufferzone duke mbajt popullin me shpresë e iluzion.
Përgjigju