Partia Demokratike nuk bindet nga deklarata e ekspertëve se shkollat nuk janë vatra të përhapjes së Covid 19. Për ish deputeten Albana Vokshi sot shkollat janë vatrat kryesore të infeksionit, dhe për të ballaqafuar këtë deklaratë të saj, kërkon raportimin e numrit total të mësuesve të prekur cdo ditë.
“I kërkoj Ministrisë së Arsimit ose ISHP-së që në raportimin e përditshëm të raportojnë numrin total të mësuesve të prekur, të nxënësve të prekur në një kolonë më vete”, thotë Vokshi.
Krahas planit të prezantuar nga Lulzim Basha, Vokshi ka edhe një listë kërkesash që qeveria duhet të plotësojë.
“Situata në Shkolla është katastrofike dhe qeveria duhet të reagojë në mënyrë të menjëhershme. Le të marrë planin e PD, nuk duam asnjë kredit, të bëjë testimin e mësuesve, përmirësimin e infrastrukturës, ujin e pijshëm, maska, dezinfektantë, janë masa elementare”, shprehet ish deputetja e PD.
Për të arritur të gjitha këto kërkesa, Vokshi ka edhe një shifër sesa mund ti kushtojë qeverisë.
“1.6 milionë euro për të ruajtur shëndetin e mësuesve janë hiçgjë për një buxhet shteti. Sepse jeta e mësuesve, e qytetarëve është e shenjtë.”,tha Vokshi.
Ajo nuk sugjeron mbylljen totale të shkollave, e sheh të udhës që mësimi të ndërpritet në ato insitucione arsimore ku raportohen shifra të larta të infeksionit.
“Të mbyllen ato shkolla që janë kthyer tashmë në vatra të mëdhaja të infeksionit. Por Rama nuk do të që paguajë për një prind që duhet të rirjë në shtëpi nëse mbyllen shkollat, nuk do që të ketë paketë mbështetëse për prindërit e fëmijëve, nuk kanë platformë të gatshme, pjesa më e madhe e fëmijëve nuk kanë mjet për të bërë mësim oline.”, thotë për Report Tv Albana Vokshi.
Nën kostumin e politikanes, ish deputetja e PD komenton edhe vendimin e Komitetit të ekspertëve, për të ndaluar tubimet politike. Këtë vendim ajo nuk e sheh si surprizë, por si një përpjekje e dështuar për të ndaluar rrugët e komunikimit të partive opozitare me mbështetësit.
E pse duhen publikuar emrat?? Mos valle qe ju te filloni te beni fleterrufe dhe te ngjallni panik? Ne asnje vend nuk publikohen emrat per shume aresye. Ju qe pretendoni se jeni te djathte duhet te ishit te paret qe te mbroni privacine. Sa per te tjerat ka professioniste qe kane nje pune hde duhen lene dhe mbeshtetur qe te bejne punen e tyre. Ata vendosin se cila klase apo shkolle duhet mbyllur. Mbyllja e nje kalse ose shkolle nuk eshte fundi i botes dhe nuk duhet vene kuja kur ndodh. Ju vetem kujen dini te vini. Turp
PërgjigjuALBANA VOKSHI KRYEHAJDUTJA E PARTIS ANTISHQIPTARE PARTIA E UDHËHEQUR NGA KRYEKRIMINELI SËRB SALMUT. KJO TURI KALI ALBANA VETËM ULURET E GËRTHET PO KJO BUÇE THITHLOP KUR KA KAQ FAKTE PSE NUK SHKON NË PROKURORI E TI JAPI FAKTET E PASTRA. PO KJO VETËM GËRTHET KAPENI HAJDUTIN E KJO ËSHTË KRYEHAJDUTE E PARTIS QENEF WC PUBLIKE PARTIA ANTI SHQIPTARE PD KAKA.
PërgjigjuKush me thote ? A ka me femer baxhelle se kjo Vokshi ?
PërgjigjuKa eshte Monika Kryemadhi