Albanopolisi/ Qyteti antik me vlera të shumta historike që nënvlerësohet nga guidat turistike

4 Janar 2021, 12:07| Përditesimi: 4 Janar 2021, 12:14

  • Share

TIRANË- Qyteti Antik i Albanopolisit është lënë në harresë prej dekadash. Qyteti antik është në rrugën nacionale Krujë- Fushë-Krujë por nuk ndodhet në guidat turistike që ngjiten deri në Kalanë e Krujës.  Në një intervistë në ‘’ Rreze Dielli’’ përfaqësuesi i Bashkisë Krujë Drini Masha u shpreh se po punohet që qyteti antik të mund të dalë më shumë në pah, në mënyrë që të bëhet i vizitueshëm nga turistët:

‘’Kishim të bënim me një territor të harruar prej shumë vitesh dhe me pasuri krejtësisht të fshehura. Faza për të cilën është punuar është pastrami I të gjithë territorit sepse kemi të bëjmë me një sipërfaqe prej 10 hektarësh dhe nxjerrjen në pah të gjetjeve që nuk shiheshin pa një ekspëditë të mirë të pastrimit të kësaj zone. Ndërkohë kemi edhe fushatat e gërmimeve arkeologjike  të cilat janë bërë nga Instituti I arkeologjisë por edhe nga Unversiteti  Frankfurtit në periudha të ndryshme të cilat nisën në fazën e qytetit të poshtëm dhe për shkak se qyteti Iliri I Albanëve ka një urbanistik helenistike të cilat në pjesën e Akropolit është me vendbanime’’ u shpreh ai.

Ky qytet ka vlera të shumta historike për vendin tonë tha Drini Masha duke renditur disa arsye përse nuk duhet lënë në harresë.

‘’ Përtej hipotezës se prej aty mund të kemi marr emrin, është vendbanimi ilir I Albanëve prej aty mund të kemi marr emrin, është vendbanimi Ilir I Albanëve një prej fiseve më të zhvilluara të kohës, jo rastësisht e gjejmë të dokumentuar edhe në provat e arkeologëve të ndryshëm të huaj.’’ tha ai.

Albanopolisi nuk është ende një destinacion turistik I vizitueshëm nga turistët pasi ka ende punë për ta kthyer në një tillë:

‘’ Do ishte gabim po të thuhej që duhej pushuar tashmë gjithë puna që u bë për ta kkthyer menjëherë në një destinacion të mirëfilltë turistikë. Sigurisht turistët kulturorë që janë të apasionuar pas siteve kulturore janë gjithmonë prezent aty, vijnë herë pas here, kanë informacione  por për ta kthyer në një destinacion masiv do ende punë për shkak jo vetëm të kohës që duhet për të vijuar me gërrmimet e mëtejshme por edhe kthimin në një produkt të mirëfilltë turistikë sic është infrastruktura’’ përfundoi ai

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?