Kryeministri Albin Kurti duke marrë dozën e dytë të vaksinës anti-COVID

Kosova & Rajoni

Albin Kurti merr dozën e dytë të vaksinës AstraZeneca, imunizohen 500 bluzat e bardha të vaksinuara në Kukës

7 Qershor 2021, 18:24| Përditesimi: 7 Qershor 2021, 21:47

  • Share

KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti ka marrë sot dozën e dytë të vaksinës AstraZeneca.

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka bërë me dije se të gjithë bluzat e bardha që janë vaksianuar në Kukës, e kanë marrë tashmë dozën e dytë vaksinës anti-COVID.

Ndërkaq sot ishte dita e parë vaksinimit me dozën e dytë të vaksinës për qytetarët që e kanë marrë atë në Kosovë.

“Ka vazhduar edhe sot procesi i vaksinimit kundër COVID-19, në përputhje me të gjithë parametrat e cilësisë dhe sigurisë nga ekipet e trajnuara në të gjithë vendin.  Tashmë është kryer vaksinimi me dozën e dytë të vaksinës Astra-Zeneca për qytetarët të cilët e kanë marrë dozën e parë të vaksinës në Kukës. Ndërsa sot ishte dita e parë e vaksinimit me dozën e dytë për qytetarët që janë vaksinuar në Kosovë.   Në sallën e sporteve “1 Tetori”, në Prishtinë, dozën e dytë të vaksinës Astra-Zeneca e mori edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.  Mirënjohje për profesionistët mjekësor dhe stafin mbështetës për përpjekjet e vazhdueshme për t'u marrë me secilin aspekt kompleks të vaksinimit COVID-19”, shkruan Ministria e Shëndetësisë.

Në kohën që Kosova nuk kishte siguruar asnjë vaksinë anti-COVID, kryeministri Edi Rama ofroi vaksinimin e 500 bluzave të bardha që ndodheshin në vijën e parë të rrezikut.

Ndërkaq, sot janë vaksinuar 667 qytetarë dhe në total që nga fillimi i procesit të vaksinimit, 80.803 qytetarë kanë marrë dozën e vaksinës anti-COVID.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?