“Ne kohë krizash shfaqen gjithnjë sharlatanë që premtojnë parajsën por sjellin ferrin mbi tokë’! Është kjo një nga aksiomat e njohura që mëndjet e djathta I kujtojnë e rikujtojnë shoqerive perëndimore. Një ‘alarm që ndizet” në mënyrë periodike sa herë që në shoqeritë në kriza më shumë se të përkohshme, shfaqen si shpëtimtarë politikanë që zhgenjëjnë vertetë më shumë se paraardhësit, por dëmet I lënë akoma më të mëdha se ata. Por le ta nisim konkretisht nga shkaqet që sollën këtë krizë të (pa)parashikuar në Kosovë, por që mund të shumëfishohet përtej Kosovës.
Albin Kurti filloi të fuqizohej e faktorizohej prej rënies konstante të partive tradicionale të Kosovës, sidomos LDK e PDK. Vdekja e Rugovës prodhoi një krizë të rënduar në vite leadership-i në partinë që e coi Kosovën deri në prag të luftës clirimtare, e që më pas krejt naryrshëm u pasua me rritjen e partive të dala nga UCK. E si triumfalistë që shkelin mbi lavdinë e tyre, sic ndodh rëndom në vënde pa traditë demokratike, komandantët nuk u shkëputën dot nga reflekset e luftë për të hyrë në dinamikën e paqes, ndaj humbën mbështetjen elektorale të pas-luftës. Pra u zbehën për shkak se në demokraciku duhët të sundojë ligji e jo më I forti, ka një cmim që paguhet. Dështimet e paqartësia e LDK dhe PDK dhe partive të tjera të dala nga lufta, që vetëquheshin te djathta apo të majta pa reflektuar bindje reale mbi shoqerinë e re kosovare, u bënë ushqimi kryesor I retorikës afashinante por të rrezikshme të Vetëvendosjes, tek e cila që në emrin e saj askush nuk e kupton se nga vjen e ku të con në kushtet e një shteti me sovranitet minimal.
Klientelizmi, korrupsioni dhe euforia dehëse e pasluftës qe percillnin partitë e dala nga UCK e përzier më zbehtësinë inerciale të LDK, krijuan një amalgamë elektorale të zhgenjyerish në rritje, që Kurti e kapi dhe e ushqeu edhe me veprime të guximshme si në rastin e protestave për Demarkavionin me Malin e Zi. Me pas duke e ushqyer opinionin me përralla marksiste të barazisë e virtytit kolektiv, bënë të mundur që nga një sfidante e pa marrë seriozisht, Vetëvendosja të fitojë dy herë zgjedhjet. Dhe tani jemi në kushtet që askujt nuk ja mban ta rrëzojë më vota nga pushteti se mos rikthehet më e forte në pushtet. Kjo sidomos për shkak se mungesa e një leadership-I serioz në opozitë, e bën ketë dyshim akoma më të fortë, ne mos siguri absolute.
Ja pra ku jemi përballë një situate ku ca për shkak se si marksist i sheh Amerikën dhe NATO-n si “xhandarë të popujve të vegjël”, e ca për shkak se e sheh veten të pakonkurueshëm nga brënda, Kurti po vijon të sfidojë këdo që bën përpjkekje për të ulur Sërbinë në negociata që të mundësojnë njohjen e Kosovën. Por si “revolucionar’ Kurti nuk kupton se negociatat mes shteteve nuk zgjidhen me fjalime romantike Che Guevarriste por duke u imponuar me forcë ose duke lëshuar dicka për të marrë atë që do, me kosto sa më të ulët. E këtu situata nga dramatike shndërrohet në komike. Focën e ka SHBA dhe NATO përballë Sërbisë e jo Kosova, ndërsa në negociata nuk merr po nuk dhe. Ose nëse nuk jep, do ikësh vetë sepse askush nuk ka ndërmend të djegë Ballkanin për kapriciot e një marksisti që harron se Marksi ndërkohë që qante hallet e proletariatit, pinte ëhiskey dhe puro me paratë e Engëlsit.
Per fat të mirë, këtej kufirit marksisti I fundit ka mbetur Marko Dajti qe mori aq vota në 14 maj sa c’shenoi gola masazhatori I Mesit ne kupën e botës. Ndaj jo vetëm që ne SHBA dhe BE nuk degjon kush nga ai vesh ku fërshëllen Kurti Internacionalen Socialiste, por edhe në Tiranë I vetmi homolog që I ka mbetur është Marko ziu!
Në këto kushte nuk duket se ka shenja reflektimi. Perëndimorët duke ditur se rrëzimi I Kurtit mbase e rikthen prapë përmes zgjedhjeve të parakohshme, kanë hedhur në public opsionin e ndëshkimit për Kosovën që fatkeqësisht mban ne pushtet një kryeëministër që ekzalton instiktet nacionaliste sërbe përmes mosmarrëveshjeve dhe tensioneve të vazhdueshme. Në Sërbi ekstremistët megallomane të mbështetur nga Kisha Ortodokse dhe Rusia e cila e përdor krizën e Kosoves si levë për Ukrainën, janë të lumtur që kanë gjetur një ‘homolog” përtej lumit Ibër. Ata nuk e duan Kosovën tu ikë zyrtarisht nga duart, ndërsa Albi lumturohet nga ëndrra e të qënit “heroi imagjinar” që e ka vënë Amerikën me shpatulla pas murit, por harron që Kosovën e ka hedhur si mish për top në duart e atyre që e duan të dobët, të mëjanuar në rajon e më gjerë dhe mbi të gjitha jo sovrane.
Do Zoti që Kosova të clirohet nga kjo situatë e rrezikshme dhe mos të paguajë një cmim të lartë izolues për shkak jo vetëm të Kurtit, por mbi të gjitha prej atyre që e mbeshtesin dhe votojnë pa menduar pasojat. Përndryshe, “shprehja cdo popull ka qeverinë që Meriton” I kushton shumë kujtdo që ka hedhur ngulur qoftë edhe një gozhdë per clirimin e Kosovës që nga Ëashingtoni, Brukseli, Tirana e vetë Prishtina.