Aleanca KuqeZi regjistrohet në zgjedhje: Bojkoti, shitje në heshtje, lufta civile skenar rus

20 Prill 2019, 17:00| Përditesimi: 20 Prill 2019, 17:05

  • Share

TIRANE-Aleanca KuqeZi është partia e radhës që regjistrohet në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, duke e dërguar në 26 e subjekteve zgjedhore që do të marrin pjesë në proces. Aleanca KuqeZi thekson se bojkoti është shitje në heshtje, ndërsa ideja e artikuluar nga opozita për moslejim të procesit është skenar rus.

"Pranojmë rekomandimet e ambasadës Amerikane. Bojkoti është shitje zgjedhjesh në heshtje. Lufta për Tiranën, sfidë për Shqipërinë. Lufta civile në 30 qershor, skenar rus. Jemi kundër marrëveshjes Basha-Rama.

Do tërhiqemi nga zgjedhjet, nëse Rama bën pazar me Bashën. Çdo shtyrje zgjedhjesh, atentat i Kushtetutës. Koalicion kundër dy bandave PD-PS" thuhet në deklaratën e Aleancës KuqeZi.

Ndërkohë që ditën e sotme Rudina Hajdari krijoi partinë e re politike “Bindja Demokratike”, pak ditë pasi mori drejtimin e grupit demokrat në parlament.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?