Selia e PD-së

Aleancat nuk i vlejnë më…

26 Tetor 2022, 14:37| Përditesimi: 26 Tetor 2022, 14:42

  • Share

Aleatët e Partisë Demokratike, shumë shpejt do ta kuptojnë se, nuk mund të futen në fushata zgjedhore, dhe as në pazare elektorale me një parti të ndarë, të përçarë, dhe që nuk ka prej kohësh asnjë vizitor nga faktori ndërkombëtar.

Sali Berisha ç’nuk po bën, të afrojë partitë e vogla, partitë tradicionale të djathta apo të qendrës djathtë apo të majtë, ashtu si ç’nuk po bën, të afrojë të persekutuarit politikë, mësuesit, pedagogët, fermerët, etj. Aleancat me Partinë Demokratike nuk vlejnë as në zgjedhjet e ardhshme vendore, por më tepër nuk vlejnë në zgjedhjet e përgjithshme.

Eshtë e sigurtë se, PD do të shkojë në vendoret dhe të përgjithshmet zgjedhje, me “dy kokë”, dhe e vetmja rrugëzgjidhje mbetet krijimi i një partie të re nga Berisha. Duka, Ndoka, Mediu, Dulja, Meta apo dhe ndokush tjetër, dihet se shkojnë tek selia e Partisë Demokratike më tepër për të testuar ç’ka mendon dhe ç’ka ka vendosur Berisha, dhe aspak për të vajtur me atë parti në zgjedhje.

Do të ishte katastrofë politike dhe elektorale, në rast se partitë e vogla që i rrinë si “ogiçër” deri sot Berishës, të pranonin kandidatët e tij, vullnetin e tij, bashkimin me atë forcë politike. Kjo për faktin sepse, do të merrnini mbi vehte një kosto të madhe, si largimin nga mbështetja elektorale, politike, nga faktori ndërkombëtar, etj.

Reagimi më i fundit i DASH-it dhe zotit Eskobar, ishin sinjale të prera dhe të fuqishme për organet e reja të drejtësisë, njëherësh edhe për ata që mendojnë se “aleanca me PD e Berishës do ti japë fitore në zgjedhjet vendore dhe të përgjithshme”.

Sido të jetë vendimi i gjykatës për “pronësinë” mbi Partinë Demokratike, një gjë është e sigurtë, ajo parti kurrë nuk do të ketë shansin të vijë në pushtet me klanin  e konsumuar që e drejton sot. Aleancat nuk i vlejnë  më atyre që i kanë zhvatur Partisë Demokratike gjithçka, postet, pushtetin politik, financiar, njerëzor, pasuror, etj.

Ata nuk mund të jenë më përfaqësuesit e asaj partie. Ata nuk duhet të jenë më predikuesit e “lirisë, demokracisë, dhe vlerave perëndimore”, pasi ata janë shtypësit dhe shkatërruesit e tyre. Aleancat nuk i vlejnë më Berishës, por ai po këmbëngul dhe do të këmbëngulë deri ditën kur ajo parti të shpallet humbëse pas zgjedhjeve vendore dhe atyre të përgjithshme. Ai e di fare mirë se, pa mbështetjen perëndimore dhe krejt faktorit ndërkombëtar, asnjë parti politike nuk mund të ketë sukses elektorale dhe marrjen e pushtetit.

Por deri  atëhere, mendoj se do ta shtyjë me premtime dhe mashtrime “karrocatën” e tij, derisa selia blu të mbetet e cicëruar vetëm nga zërat e vakët e ithtarëve të tij. Pas 14 Majit, dhe humbjes së sigurtë në zgjedhjet vendore, Berisha ka menduar të vërë në punë “planin B”, ku natyrisht nuk do ti njohë rezultatet, dhe do të shpallë “PD fituese në të gjitha bashkitë”, ashtu siç ka bërë për 32 vjet, duke deformuar dhe dëmtuar seriozisht atë forcë politike.

S.C/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ethem Lalaj: 26/10/2022 16:33

    SHKRIM OK: 1.Sb kërkon të mbaj copën e PD në opozitë,pasi e di se kryetari Opozitës në vëndet demokratike nuk arrestohet.. 2.Sb shpreson të marri VULËN e PD pas marrjes me dhunë të SHQUP..për turpin e tij. 3.Sb kërkon të mbaj në TIRO 44.000 luftëtarët e tij për të bër ndonjë imvazion mbi institucionet e vëndit si në 1998.. 4.Sb shpreson se DASH mund të anuloi NON GRATËN..ose në 2024 të kthehet TRAMP.. 5.Sb shpreson që A Kraja i SPAK të zëvendësohet si Ai..që të mos e arrestojnë Atë dhe fëmijt e tij të korruptuar marramëndshëm.. 6.Sb shpreson që I.Meta të mos dali SPIUN..pasi dosjen e tij e ka vet Ai si shumë të tjerëve në 32 vite.. 7.Sb shpreson të mos përjashtohet nga politika me nismat që po merr Kuvëndi Shqipërisë.. 8.Sb shpreson se pas vdekjes mund ti vihet busti ku e kishte Enveri..ose përball A.Zogut që e montoi bashkë me Monën.. -Oh,sa shpresa ka Sb edhe pse në 32 vite ka bërë mbi 155 krime..që vetëm SPAK nuk i di..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?