Aleatët e Bashës: Negociatat përgjegjësi e dy kaheve politike, nëse nuk hapen në Tetor thellohet kriza në vend

16 Tetor 2019, 15:14| Përditesimi: 16 Tetor 2019, 15:33

  • Share

TIRANË-  Vetëm 2 ditë përpara marrjes së një përgjigje për hapjen e negociatave aleatët e Bashës shprehen se një proces i tillë kërkon përgjegjësi politike nga të dy krahët politikë. Sipas Fatmir Mediut politika duhet të reflektojë ndërsa për Dashamir Shehun mos hapja e negociatave do e thellonte krizën.

Mediu- Hapja e negociatave unë mendoj që problemin duhet ta shohim tek vetja  është e rëndësishme të kuptojmë a i kemi plotësuar këto detyrime dhe çdo lloj shfajësimi tregon papërgjegjshmëri nga ana jonë. Ajo që prezantoi Bundestagu gjerman është realiteti shqiptar. Hapja e negociatave kërkon një përgjegjësi politike  nga të dyja palët të ulen dhe të analizojnë për të gjetur zgjidhje konkrete.

Shehi- Shumica e kolegëve të mi do preferonim propozimin gjerman I cili bie ndesh me interesat e shqiptarëve. Jo rastësisht opozita ka zgjedhur si platformë për zgjidhjen e krizë tamam si propozimet e parlamentit gjerman.

Por çdo të ndodhë pas 18 tetorit kush do të jetë vijimi i aksionit opozitar, a do të ketë rikthim tek protestat?

Mediu- Aksioni opozitar historiku politik i opozitës ka treguar se kur ne kemi vepruar në disa plane kemi qenë më të sukseshëm. Pastaj kemi shkuar në një hapje të opozitës në një rikthim  të vlerave historike dhe politike të opozitës. Të institucionalizojmë raportet jo vetëm me qytetarët por dhe raportet me historinë tonë politike.

Shehi- Plan konkret nuk kemi se si do të veprohet pas 18 tetorit.  Popullit I duhet kërkuar të dalë në rrugë mbi kauza dhe jo teza. Mbas disa vitesh kur unë besoj se do të qetësohet ky popull do ti lexoj këto letra që shkruan sot Rama ashtu si letrat e Enver Hoxhës, ku janë shkruar marrëzira.

Mediu dhe Shehi komentojnë dhe raportin e Komisionit të Venecias në lidhje me presidentit ku sipas Shehut një gjë e tillë ka ardhur si shkak i dëshirës së Ramës për të kapur institucionin e presidentit.

Shehi- Opozita i jep mbështetje presidentit, një zhurmë e madhe. Gjithë dëshira e z.Rama ishte që të merrte dhe pushtetin e fundit që herë pas here jep shenja kundërshtie, që ishte presidenti. Rama kërkoi të trembë presidentin.

Mediu- Unë mendoj që Komisioni I I Vencias e bëri të qartë se nuk ka asnjë shkelje të Kushtëtutës nga ana e Presidentit. Presidenti bëri një akt për ti shërbyer interesit kombëtar, ku zgjedhjet nuk janë të partive politike por  të qytetarëve. Tejkalimi i autoritetit të Gjykatës Kushtetuese nga qeveria apo Kqz. apo veprimet e parlamentit për të përmbushur një axhendë politike në kundërshtim me Kushtetutën e vendit janë të papranueshme dhe po krijon  një krizë që vështirë do t’i rikthehet normalitetit.  

Për të dy aleatët e opozitës së bashkuar në rast të një përgjigje negative për hapjen e negociatave ka vetëm një përgjegjës dhe ai është kryeministri Edi Rama.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tini: 16/10/2019 20:24

    Dash faqorja bashke me Mediun ju jeni shkaktaret qe nuk hapen negociatat. Populli nuk do ju a fali dhe jo se Rama eshte qelibar . Ne zgjedhjet e 2021 do dilni force e trete . Arritet te dilni knder aspirates se shqiptareve .

    Përgjigju
  • peoples: 16/10/2019 18:31

    Ja dhe pjesa e grupit te klubit te te liqeve...Dash rakia Fatmir pordha Nard filozofi Van -Gjeli korraku Duka i krimit Lul b..Qiri dhe qershia mbi torte Mona gojeshqyera...keta mosketiere pretendojne te drejtojne Shqiperine?

    Përgjigju
  • likaj: 16/10/2019 17:04

    Po talleni me keta te dy.. Po kane 30 vite qe japin opinione e shiko ku jemi.. boll mo me keto se nuk durohen

    Përgjigju
  • Xhikja: 16/10/2019 15:51

    Po keto fytyra te peshtira 30 vjet qe shikojme, Dash Shehi,Fate Mediu,Nard Ndoka,Dulja,Meta,Krymodhja,Berisha,Meta,Idrizi,Basha... e nje thes me plehra thyeni qafen boll jeni llumi i ketij vendi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?