Një prej themeluesve të partisë ‘Djathtas 1992’ Enkelejd Alibeaj në 'Frontline' në Report Tv, ka treguar edhe emrat e disa prej aleatëve të partisë së re.
Ai hodhi akuza lidhur me kodin zgjedhor në Shqipëri, se sipas tij është bërë nga Berisha dhe Rama për të penguar partitë e reja.
"Së bashku me Açkën, Agalliun, Jakupllarim Shehin, ne kemi krijuar edhe një grup parlamentar poltikë që kemi dashur të themi këtë edhe mund të bashkohesh edhe jashtë së vjetrës. Ky kod zgjedhor që është u bë nga Rama dhe Berisha për të hequr listat e hapura por për një arsye të fshehtë për t' ja bërë të pamundur partive të reja, dhe një nga arsyet që duhet ti shtyj të gjitha lëvizjet e reja nëse de ta ndjejnë të harmonizojnë forcat pa u shkruirë në diçka pa ngjyrë dhe pa emër”, tha ai.
Ndër të tjera, Alibeaj tha se partia ‘Djathtas 1992' synon elektoratin gri.
“Kjo kultura politike pa u bërë zgjedhjet akoma dhe del kryetari i një partie dhe thotë ne do të fitojmë dhe pasi nuk fiton nuk jep as dorëheqjen, por kjo nuk është kultura jonë. Ne synojmë elektoratin gri dhe jo vetëm, do kërkojmë votën e çdo shqiptari dhe elektorati gri është i qartë për dy gjëra, që nuk voton më Ramën dhe as segmentin opozitar të Berishës. Ne s’do dalim të themi na votoni ne, hajdeni pas nesh. Kushdo që e ndjen që ky vend duhet ndryshuar mund të na bashkohet”, tha ai.
Lajmi kryesor:
‘Djathtas 1912’, Alibeaj flet për partinë e re në Report Tv: Nuk jam ushtari i askujt, s’kishte vend për mua në PD e Berishës! ‘Mobilizim ushtarak’ për të na goditur
S.B//ReportTv.al