Lukashenko

Aleatët e vetëm të Lukashenkos

25 Gusht 2020, 10:39| Përditesimi: 25 Gusht 2020, 10:41

  • Share

Deri tani ka dy kundërshtarë seriozë të negocimit të krizës së Bjellorusisë nga kryesia shqiptare e OSBE. I pari dhe më i vendosuri është Lukashenko. Ai në fakt, njësoj do ta kishte dhe po të ishte Franca apo Italia. Por i ka ndodhur Edi Rama ministër i Jashtëm i vendit që kryeson OSBE-në, dhe e ka me atë.

Të dytët pas Lukashenkos jane kritikët e Edi Ramës në Tiranë. Argumentet e këtyre janë se Edi Rama është si Lukashenko dhe nuk mund ta zgjidhë krizën.

Tani ky debati për Bjellorusinë në Tiranë është pak delirant dhe i mbivlerësuar, pasi ne nuk jemi aty të zgjedhur për cilësitë tona, por si kryesues të OSBE. Pra arritja jonë reale është që u kemi mbushur mendjen gjithë vendeve të OSBE-së, të na japin konsesusin të drejtojmë një vit OSBE-në.

Falë kësaj arritje do merremi gjatë gjithë këtij viti me çdo lloj krize që është në fokusin e OSBE-së, përfshi dhe këtë të Lukashenkos. Dhe në këtë pikë, Lukashenko është i qartë. Ai nuk e ka personale me Edi Ramën, por me OSBE-në.

Kritikët e Edi Ramës në Tiranë e kanë personale. Ata që kundërshtojnë negociatat e Edi Ramës si kryesues i OSBE-së, nëse kanë ndonjë gjë kundër, duhet të protestonin dhe ta vazhdojnë të protestojnë kundër udhëheqjes së OSBE-së nga Shqipëria, pasi ajo është meritë e Edi Ramës dhe diplomacisë shqiptare, jo ndërmjetësimi i krizave. Ndërmjetësimi i krizave është detyrë që buron nga kryesimi i OSBE-së.

Nga ana tjetër, argumenti i tyre se Edi Rama është si Lukashenko, ndaj nuk mund ta zgjidhë krizën, do të kishte kuptim sikur Lukashenko ta kishte pranuar Edi Ramën si ndërmjetës dhe ky i fundit të ishte në anën e tij, kundër Perëndimit.

Aq më shumë, nëse Edi Rama do të ishte si Lukashenko, ai nuk kishte nevojë për OSBE-në, se e kishte thirrur vetë si ndërmjetësues.

Problemi është se Luakshenko dhe kritikët e Edi Ramës në Tiranë janë bashkë në të njëjtën gjatësi vale, pasi të dy palët refuzojnë ndërmjetësimin e krizës nga Edi Rama, edhe pse ky është një vendim i gjithë vendeve të OSBE-së.

Pra në një qëndrim janë vetëm Lukashenko dhe opozitarët e Tiranës, dhe përballë tyre Edi Rama me vendet e OSBE-së.

Deri tani kjo është dhe e vetmja aleancë e Lukashenkos në Europë, i vetmi qëndrim i përbashkët i tij me ndonjë racë politikanësh europianë.

Edhe rusët që i ka aleatë, janë më pro negociatave me Edi Ramën, se këta të Tiranës.

Dhe nuk është aq rastësi. Në vitin 1996, kur Sali Berisha, pas masakrës së 26 majit, zboi OSBE-në nga Shqipëria, dhe zhvilloi zgjedhjet lokale të tetorit pa vëzhgues të OSBE-së, është cilësuar në shtypin e Perëndimit si “Salishenko”.

Ai më 1996 dy herë dhe Ilir Meta më 2001, janë dy udhëheqësit politik të Shqipërisë që kanë dhunuar zgjedhjet në mënyrë flagrante. Dhe ata e dinë sikletin e të negociuarit pasi vjedh votat.

Në këtë prizëm ka kuptim që të kenë të njëjtin qëndrim me Lukashenkon ndaj negociatorit Edi Rama. Për më tepër që të dy së bashku, ja kanë vjedhur dhe negociatorit Edi Rama mandatin më 2011.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po japin rezultat protestat e PD-së?