Kundërshtari i Vladimir Putin dhe opozitari rus, Alexei Navalny pritet të qëndrojnë për tre ditë në izolim pas përpjekjeve që bëri për të krijuar sindikatë në burgun ku po kryen dënimin prej 9 vitesh.
Me anë të një postimi në Twitter, Navalny shkruan: “Përshëndetje nga izolimi”, duke shtuar se në qelinë e tij ka pak ajër, është shumë nxehtë dhe tha se e vetmja gjë që merr është ushqimi.
“Kam vetëm një filxhan dhe një libër në qelinë time. Kam vetëm një lugë dhe një pjatë për vaktet. Një marinë hekuri ulet nga jashtë duke përdorur një levë në mbrëmje dhe vendoset herët në mëngjes kur ata marrin dyshekun dhe jastëkun. Asnjë vizitë, pa letra. Ky është i vetmi vend në burg ku pirja e duhanit është e ndaluar”, ka shkruar Navalny në Twitter duke shtuar se u dënua vetëm se zbërtheu kopsën e uniformës.
Javën e kaluar, Navalny njoftoi se ka krijuar një sindikatë në koloninë penale ku punon duke qepur. Në burgun ku vuan dënimin ka shumë njerëz që e mbështesin pasi motivohen prej kundërshtimit të tij ndaj politikave të Kremlinit. Ndërsa sindikata shënoi fitoren e parë, që stolat e përdorura nga të burgosurit që punonin në makina qepëse të zëvendësoheshin me karrige, Navalny tha se mori paralajmërime nga administrata e burgut.
Kundërshtari i Putinit kishte vuajtur dy vjet e gjysmë dënim më parë për shkelje të lirimit me kusht me akuzën e mashtrimit, por në mars dënimi i tij me burg u zgjat në nëntë vjet pasi u shpall fajtor për shpërdorim të donacioneve nga organizatat e tij.