Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, kryetari Enkelejd Alibeaj bëri thirrje që të ndalej gjuha e linçimit, në mënyrë që demokratët të bashkohen. I pyetur nga gazetarët se sa deputetë mendonin si ai, pas shpinës së Alibeajt po kalonte deputeti i Fierit, Luan Baçi, i cili ndërhyri, duke thënë se ka me vete vetëm Gazmend Bardhin. Ndërhyrja e Baçit nuk ka kaluar pa ironi nga Alibeaj.
Debati
Alibeaj: Kushdo ka detyrimin që ta kërkojë bashkimin sepse ua kemi detyrimin demokratëve tanë. Ndërkohë që ne bëjmë këtë tollovi, Edi Rama fërkon barkun.
Gazetarja: Sa deputetë ju mbështesin me këtë mendim zoti Alibeaj?
Luan Baçi: Vetëm Bardhi (Gazment Bardhi).
Alibeaj: Ja e patë një zë, ja ky është një zë që është bashkimi.
Gazetarja: Edhe zoti Bardhi vetëm një gjuhë ka përdorur dje në rrjetet sociale.
Alibeaj: Nuk është e mirë. Sepse po vendosëm se sa mbështesin, vetëm celebrojmë ndarjen. Kjo nuk është e mirë.
Lajmi kryesor:
Për herë të parë pas përjashtimit, Berisha në mbledhjen e Grupit të PD, mungon Basha! Alibeaj: Partinë s'mund ta drejtojë një 'non grata'! Ish-kryeministri: Pranoni realitetin
M.Q./ReportTv.al