Politikë

Alibeaj: Manipulimi i masakrës zgjedhore në Elbasan, maja e ajsbergut! Shqiptarët na votuan, të rrëzojmë regjimin Rama-Doshi që vodhën zgjedhjet

29 Prill 2021, 16:58| Përditesimi: 29 Prill 2021, 18:48

  • Share

TIRANË-Partia Demokratike ka hedhur akuza se zgjedhjet e 25 prillit janë vjedhur dhe për këtë nëpërmjet ish-deputetit Enkelejd Alibeaj kanë prova.

Alibeaj e shoqëroi denoncimin e tij me dy video, ku e para ka të bëjë me deklaratën e drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu e prokurorisë për provat e gjetura në një makinë në Elbasan, ku dy ditë para zgjedhjeve u vra Pjerin Xhuvani e u plagosën katër persona të tjerë. Alibeaj shton se pas zgjedhjeve, në një deklaratë të prokurorisë rezulton se në makinën pa targa pranë vendit të përplajes me armë u gjetën fotokopje kartash identiteti e fatura parash. 

"Te dashur qytetarë, Sot po luftojmë për demokracinë në vendin tonë. Çdo ditë dalin në pah fakte, prova dhe dëshmi të akteve të Ramës –Doshit dhe bandave të pushtetit për të vjedhur zgjedhjet. Në video që do të ndjekim tani, të gjithë do të shihni dhe dëgjoni se si prokurori para zgjedhjeve thotë se nuk kishte asnjë provë në makinat e bandave të Elbasanit. Ndërsa pas zgjedhjeve, prokurori deklaron të kundërtën. Ai thotë se policia gjeti para dhe karta identiteti në makinë Ja si po mbrohet masakra elektorale Rama-Doshi. Kjo që shihni këtu është vetëm maja e ajsbergut", tha Alibeaj.

Ai ka paralajmëruar se do të nxjerrin vota në ditët në vijim që vërtetojnë se Rama dhe Tom Doshi ka vjedhur vota.

"Të gjithë shqiptarët janë të vetëdijshëm se se si kanë vepruar Rama-Doshi dhe bandit e pushtetit për të vjedhur dhe blerë rezultatet e zgjedhjeve. Të tjera fakte dhe të dhëna do të publikohen në ditët në vijim. Një gjë është e sigurt. Ne do të luftojmë me gjithë fuqinë dhe besimin që qytetarët na dhanë në këto zgjedhje, në mënyrë që të rrëzojmë regjimin Rama-Doshi", shtoi ai.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sifi: 29/04/2021 21:50

    Je njeriu me negativ qe ka PD.Kur kushe pushtetin e shoerdorove per qellimet e tua dhe sot na ben te bdetshmin.Cdo hwre qe humbni nxirrni PS si manipulatire e zghedhheve.Jo or nipi i Isa Tiskes.Populli nuk ju jep pyshtet se e di cfar mistrash jeni.Ne opozite do rruni deri sa te vijne te rinjte ne PD dhe ta refirmojne.Rri aty dhe mos llap shume

    Përgjigju
  • Pjeter: 29/04/2021 21:42

    Ai alizoti i Ballit,ka mundesi me e marr kete tipin? Eshte nje ballist i mire ky,eshte dhe jurist dreqi!!!!

    Përgjigju
  • GOLI: 29/04/2021 20:17

    ÇUN MEMES,MEMA TE KA XHAN,MOS QAJ....ORE Ç'DREQIN KREKOSESH KOT FARE...SHQIPETARET E BENE TE QARTE ME NDERGJEGJE FITUESIN.....

    Përgjigju
  • Vini: 29/04/2021 17:07

    Pirth pirth

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?