Alibeaj: Pseudoprotesta e 8 janarit do të dështojë, Berisha s'ka moral! Kërkon të marrë PD-në për interesa personale

4 Janar 2022, 20:31| Përditesimi: 4 Janar 2022, 20:40

  • Share

1638639240_alibeaj.jpg

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj ka reaguar përmes një statusi në rrjete sociale në lidhje me protestën e paralajmëruar nga ish-kryeministri Sali Berisha. Alibeaj shprehet se s’ka asnjë protestë të vërtetë të shtunën ndërsa i quan klithma të zbehta të një agonie politike. Sakaq, Alibeaj shprehet se Berisha nuk ka moralitet në këtë ndërmarrje antidemokratike.

“Nuk ka asnjë protestë të vërtetë të shtunën. Janë klithma të zbehta të një agonie politike, në të cilën duan të tërheqin edhe demokratët. Sali Berisha nuk ka moralitet në këtë ndërmarrje antidemokratike.

Prej gati 4 muajsh është bërë çdo gjë që të zhvendoset objektivi i PD nga përballja me regjimin e Edi Ramës në një luftë të brendshme kundër Lulzim Bashës, për dobësimin e PD dhe të demokratëve.

Pseudoprotesta do të dështojë, si çdo përpjeje tjetër e deritanishme për të marrë peng PD-në për interesin e një njeriu të vetëm!

Është koha që Berisha të shkojë në shtëpi! Të lërë demokratët të fokusohen në të vetmen betejë të vërtetë, atë me regjimin e korruptuar të Edi Ramës për t’i dhënë vendit sa më parë një qeverisje të mirë dhe të drejtë!”-shprehet Alibeaj.


Lajmi kryesor:

Akuzat e rënda të Bashës ndaj familjes Berisha: Bëjnë biznes dhe pastrojnë para nga trafikantët e drogës të shpallur 'Non Grata' nga Britania e Madhe! Berisha 'fshihet' nga korridori i PD


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?