Enkelejd Alibeaj i ka kërkuar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla që të sanksionohet kryeministri Edi Rama për gjuhën e përdorur duke thënë se vetëm gjendja e rënduar mund ta shpëtojë.
"Duhet sanksionuar nga juve pavarësisht se është ulur poshtë jush. Për historinë e budallenjve apo të hajdutëve, këtu mund të jenë shumë të rinj dhe në kohën kur zotëria ishte ministër kulture, ikonat i çoi në Gjermani dhe nuk u kthyen kurrë këtu. Për procedurë po them, për të kthyer seriozitetin e diskutimit në këtë sallë dhe për të folur për gjërat që i interesojnë shqiptarëve dhe jo budallenjve siç pretendon ai, të flasë nga Ina Zhupa. Pres sanksionet për deputetin Rama, vetëm gjendja mendore e rënduar e shpëton nga sanksioni', tha Alibeaj.
Në replikën e tij, kryeministri Rama u shpreh se kanë nivel të ulët të gjuhës duke shtuar se nuk i tha askujt budalla, por kanë budallallëkun si sëmundje ngjitëse në kope. Ndër të tjera i thekson se nuk është problemi i tij nëse ndihen dele dhe e marrin për fyerje.
"Nuk ka si të ndodhë ndryshe sepse tek gjuha fillon gjithmonë problemi, tek fjala fillon gjithçka dhe kemi probleme të mëdha që na ndajnë nga gjithçka por tek gjuha kemi problemin kryesor. Ju keni nivel të gjuhës shqipe që është bazik, i ulët fare dhe do më falni për mungesën e modestisë, ne e kemi ndryshe gjuhën. Nuk i thashë askujt ti je budalla, po ti thuash dikujt je budalla, është fyerje. Unë thashë keni budallallëkun sëmundje ngjitëse në kopenë tuaj. Nëse u ndjetë dele, është problemi juaj, jo i imi.
Dhe njerëzit kur bien në nivelin tuaj kthehen në kope dhe këto janë mënyra të të shprehurit, nëse do të hyjmë tek gjuha parlamentare, ju nuk duhet të hynit më kurrë në parlament sepse nuk thoni vetëm fjalë fyese, por shani me fjalë të cilat përbëjnë akuza penale, pra për mua, nëse dikush më thotë budalla, nuk kam asnjë problem, është një opinion, por nëse më thotë kriminel, patjetër e kam problem. Por kriminel, hajdut etj dhe përsëri zoti Alibeaj, ti provove atë që thashë unë, je e njëjta gjë si ai me të cilin me demek je kundërshtar sot. Për ikonën në Gjermani, e ka thënë ai, pra thjesht vërtetoni atë që them unë, ndaj nuk ju voton njeri dhe ai, i vdekur komplet, u cua dhe ju mori përpara. Në fund të ditës, njerëzit nuk shohin asnjë dallim mes jush. Ju jeni kopje të zbehta dhe të shëmtuara të tij", tha Rama.
Lajmi kryesor:
Menaxhimi i Butrintit, debat në Kuvend! Zhupa: E jepni me koncesion, do e çojmë në SPAK! Rama: Ju i gjetët pronarin teatrit antik, budallallëkun e keni në ADN
//ReportTv.al