Alibeaj: Vlerësimi i Ramës për policinë është pasi i shërbeu krimit dhe mafias

13 Janar 2020, 12:40| Përditesimi: 13 Janar 2020, 12:43

  • Share

"Vlerësimi i vërtetë për policinë qe deshi dhe që e shpartalloi, për të lartësuar krimin dhe Mafian, është se e ka shndërruar policinë thjesht në një shërbim funerali qe veçse mbledh kufomat e krimit" ky ka qenë qëndrimi i ish deputetit të Partisë Demokratike, Enkeled Alibeaj pas takimit të kryeministrit Rama me forcat e policisë në kuadër të 107 vjetorit të krijimit të tyre.

Alibeaj ndër të tjera thotë Rama në 107 vjetorin e Policisë së Shtetit qenka krahasur me policinë e Ismail Qemalit, por sipas tij kryeministri nuk ka gjetur guxim të përballet me 63 viktimat e 2019-ës.

"Rama, ne 107 vjetorin e Policise se Shtetit qenka krahasuar me Policine e Ismail Qemalit!

E megjithe kete krahasim te mundimshem, kryeministri nuk paska gjetur guxim te perballet me 57 ngjarjet me vdekje dhe 63 viktimat e 2019; nuk i paskan ardhur nder mend qe 128 drejtues te “Policise qe deshi” iu perfshine ne kanabizimin e vendit; se 3 drejtuesit e larte te tij ne Vlore i ka ende ne arrati; asnje fjale per oret shtese te papaguara dhe kushtet mizerabel; asnje grimase per viktimat e krimit te ketij fillimviti.

Vleresimi i vertete per policine qe deshi dhe qe e shpartalloi dora vete ai, per te lartesuar krimin dhe Mafian, eshte se e ka shnderruar policine thjesht ne nje sherbim funerali qe vecse mbledh kufomat e krimit! E ne fakt perse i duhet Policia, perderisa per te mjafton qe kriminelet “hengshin kokat e veta”?!" shkruan Alibeaj.

Komento

Komente

  • ALI BSBA ME 40 HAJDUT: 13/01/2020 15:31

    Ky alibeaj njeriu më fundërrin i Shqipris. Ky është hajdut, kriminel, gënjeshtar, Antishqiptar, e ky fundërrin komenton pa pik turpi se i haruan se çfar i kan bër Shqiptarve. Kta i bën Shqiptarët që të marin rugët e botës si rugaç rugësh duke u lutur nëpër shtetet e evropës si lypsar për të mar lejeqëndrimin. E ky jashqitje del e na vazhdon politikën. O mjer Shqiptarët çi ka gjetur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?