Epidemiologu Ilir Alimehmeti

Shëndeti

Alimehmeti publikon studimin spanjoll: Ilaçi që parandalon vdekshmërinë nga COVID

5 Tetor 2021, 19:23| Përditesimi: 5 Tetor 2021, 19:28

  • Share

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka publikuar një studim spanjoll në të cilin thuhet se ilaçi Tocilizumabi është i efektshëm për parandalimin e vdekshmërisë nga COVID.

Siç shkruan Mehmeti, ky ilaç jepet në fazat e hershme inflamatore (8-15 ditë) në doza të moderuara (400-800 mg), te pacientët me formë të rëndë të Covid-19.

Postimi i plotë:

Tocilizumabi demonstrohet sërish i efektshëm për parandalimin e vdekshmërisë, nëse jepet në fazat e hershme inflamatore (8-15 ditë) në doza të moderuara (400-800 mg) te pacientët me formë të rëndë të COVID-19.

Ekipi studiues spanjoll publikoi sot, 5 tetor 2021, në Nature Scientific Reports studimin e tyre multicentrik mbi efektin e tocilizumabit te pacientët me forma të moderuara deri në kritike të COVID-19.

Rezultatet:

2.71 fish më pak gjasa për mbështetje respiratore (RSR) te pacientët me formë të rëndë;

2.82 fish më pak gjasa për mbështetje respiratore (RSR) te pacientët me formët të moderuar;

4.82 fish më shumë gjasa për të reduktuar proteinën C reaktive (PCR) te pacientët me formë të rëndë;

2.88 fish më shumë gjasa për të reduktuar nivelet e neutrofileve.

Nuk pati rol në reduktimin e parametrave të tjerë laboratorikë.

Ulja e vdekshmërisë (te rastet e rënda, kur u trajtuar me dozë 400-800 mg në fazën e hershme inflamatore):

4.1% vdekshmëria te pacientët e rëndë të trajtuar me tocilizumab;

25.7% vdekshmëria te pacientët e rëndë të grupit të kontrollit;

25.7 / 4.1 = 6.27 fish ulje e riskut të vdekshmërisë te pacientët e rëndë të trajtuar me 400-800 mg tocilizumab në fazën e hershme inflamatore.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?