Sot kur kanë kaluar 2 vite nga tërmeti i 26 nëntorit, Skënder Brataj ka kujtuar momentet e para të tmerri, në telefonatat e mbërritura në Urgjencë ku kërkonin ndihmë, përjetimet e mjekëve si edhe ka publikuar edhe videon nga shpëtimi i një prej qytetarëve që kishte mbetur në rrënoja.
Shkrimi i plotë
Kjo pjesë filmike tregon momentet e shpëtimit të jetës tënde Ram! Kudo që të jesh në këtë moment të uroj gjithë të mirat e botës! Je i vetmi që shpëtove nga katër katëshi dhe dita e mallkuar e 26 Nëntorit 2019 te këneta në Durrës, pas 12 orësh nën rrënoja! Por jeta vazhdon dhe ti duhet të jetosh, duhet të ecësh me forcën që tregove 12 orë i bllokuar në rrënoja, duhet të jetosh sepse jeta triumfon!
Ora 03:50 datë 26.11.2019. Tërmet!
Mjeku 127: Alo, doktor është shembur një pallat 10 katësh në Durrës!
Ora 03:55 datë 26.11.2019
Mjeku 127: Alo, doktor janë shembur 4 pallate në Thumanë!
Ora 03:58 datë 26.11.2019
Ministria: Skender si është gjendja?
Çfarë të mendosh kur bie një pallat në Durrës? Minimumi që është të paktën me 10 kate, minimumi që janë 80-100 familje. Duke imagjinuar orën 03:50, sigurisht që numri i familjarëve është maksimal në banesë. Pra të paktën 350-400 persona! Po katër të tjerë në Thumanë 4 katësh? Këto ishin mendimet e mia ndërkohë që po shkoja drejt QKUM në rrugët e Tiranës të mbushura si asnjëher me makina dhe njerëz që vraponin. Ndërkohë krijimi i grupeve të Ëhatsapp-it dhe njoftimi telefonik i mjekëve, infermierëve dhe shoferëve ishte imediatë. Shumë prej tyre nuk pritën të thirreshin, por u paraqitën menjëher ose telefonuan pas tërmetit. Më ngohnin zemrën me fjalët e tyre, doktor po vij, doktor jam nisur, doktor njoftova këtë apo atë koleg! Më dhanë qetësinë dhe kthjellësinë mendore për të vepruar sa më shpejt. Ne duhej të ishim pranë njerëzve, ata nuk duhej të ishin vetëm në një tragjedi të tillë. Për disa minuta u organizuan 9 ekipe dhe u nisën 5 drejt Durrësit dhe 4 drejt Thumanës. Raportimet ishin tragjike, jetë të humbura, njerëz të plagosur dhe mbi të gjitha njerëz të bllokuar poshtë rrënojave! Aktivizimi i sallës së maksiemergjences lejtësoi punën pranë Njësisë së Koordinimit. Alertimi i të gjithë spitaleve për të thirrur menjëherë ekipet dhe organizimi i tyre vazhdonte njëkohësisht. Në orët e para lajme të ndryshme vinin nëpërmjet mediave dhe pamje nga më dramatiket. Ne kishim një informacion të menjëhershëm, sepse në çdo godinë të rrënuar kishim ekipet tona që raportonin dhe ne i përcillnim ministrisë informacionin menjëherë. Kur pashë pamjet e kënetës në Durrës, dhe ndërkohë që Njësia ishte në koordinim të plotë me mjekët dhe infermierët të orientuar më së miri, mendova të shkoja atje për të parë nga afër çfarë po bëhej dhe si mund të ndihmoja. Filluam punën dhe mbas 7-8 orësh gërmimi me çdo mjet, por sidomos me duar, sepse çdo lëvizje rrëzonte pluhur dhe inerte që rrezikonin jetën e tij. Ai tynel i vogël drite i krijuar me duar sidomos nga personi i futur brenda(kujtoj vetëm emrin, Kalem) që duket në këto imaxhe dhe afrimi i djaloshit drejt daljes, mu duk njësoj sikur po prisja një lindje të re, gjë e cila më ka ndodhur disa herë në eksperiencën time si mjek, në banesë dhe në ambulancë! Nuk përshkruhet emocioni, kënaqësia, dhe entusiazmi i atyre njerëzve që punonin bashkë me mua, kur arritëm të nxirnim atë djaosh nga rrënojat, të mernim nga duart e vdekjes jetën e tij! Po ashtu më raportonin se edhe sitet e tjera po nxirnin persona të gjallë nga rrënojat!
Koha ikën kaq shpejt sa datat na kujtojnë eventet që kemi përjetuar. Tragjeditë na mësojnë të jemi të gatshëm për çdo të pa pritur, është e pa falshme të mos jemi pranë tyre.
Jeta gjithmonë triumfon!
Lajmi kryesor:
Sot dy vite nga tërmeti tragjik, ç'ndodhi mëngjesin e 26 nëntorit që i mori jetën 51 shqiptarëve! Rama: Tragjeditë na sprovuan, jemi ngritur më të fortë
B.K./ReportTv.al