Altin Dumani prokurori që pritet të marrë frenat e SPAK: Lufta ndaj krimit më prioritare se komoditeti i zyrës

24 Nëntor 2019, 10:18| Përditesimi: 24 Nëntor 2019, 11:25

  • Share

TIRANE- SPAK të hënën ndez motorët, ndërsa Report Tv mëson se Altin Dumani është hetuesi që pritet të përzgjidhet si drejtues i prokurorisë që do të hetojë krimin korrupsionin dhe zyrtarët të cilët në dekada kanë abuzuar me paratë publike.

Me një karrierë 20 vjeçare Dumani rezulton se për herë të parë ka shkelur në prokurori në Sarandë në Mars të 1999 ndërsa sot pas 20 vitesh ai është drejtues i komanduar i prokurorisë së apelit për krimet e rënda.

Për herë të parë Dumani rezulton se është bërë drejtues prokurorie në vitin 2000 në Tropojë, post të cilin ai shprehet se e mori kur shumë të tjerë e refuzuan.

I pyetur në KLP se përse Dumani vendosi të jetë pjesë e SPAK, ai thotë se ka lënë mënjënanë komoditetin e prokurorisë së apelit dhe do ti përkushtohet luftës ndaj krimit.

"Lufta ndaj krimit është më prioritare se komoditeti zyrës", shprehet Dumani.

Së bashku me Dumanin pjesë e SPAK pritet të jenë dhe prokuror të dosjeve të konsideruara ‘‘vip‘‘ ndër vite si Arben Kraja hetuesi i Durrës Kukës, Edvin Kondili i dosjeve 'Kokaina', Klodian Braho prokurori që heton korrupsionin, Enkeleda Millonaj drejtuesja e Elbasanit, Ened Nakuçi, Elida Kaçkini, Behar Dibra prokurori i bandave të 97-ës.

Altin Dumani

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Drejtesi: 25/11/2019 09:52

    O Gono Tito Baco ca je ti! Zullumi Balta shpifjet e gjithcka tjeter nuk funksionon me. Meqe ti i di mire kto punet e lekeve lere emrin goni e shko me emer mbiemer e i keput nje padi. Sa per lalen, ska shans me ju afru ktij, jo me i dhen doren. Do jesh mesu me shokt e Lales ti. Rrofte SPAK, rrofte USA

    Përgjigju
    • Epoka e Re: 14/12/2019 03:32

      Goni ,shoku i Llalles ,e i dhalles ,po me dukesh si ai gjarpri qe e ka zene rrota dhe perdridhet se mos shpetoje. Hidh helm sa te duash, do te bier ne koke. Dumani i ka shoket e rralle. Koha do ta tregoje. Amen qe erdhi kjo dite.

  • Ardit_K: 24/11/2019 22:35

    Nuk eshte rastesisht ky. Nuk besoj ne rastesi. Sidomos duke njohur Institucionet Amerikane. Altin jepi forca, e mos u terhiq ne betejen tende, me e veshtira po vjen’

    Përgjigju
  • Despacito: 24/11/2019 21:19

    La sicilia ha bisogno dell europa, l'europa ha bisogno della sicilia!!! Na kenaqet Bravo, aman te keqen ku i gjeni keto emra magjistratesh. Riciklim beni vetem, ka bere kete ka bere ate, kur ne fakt skane bere asgje...e thote vete kam ndenjur ne zyre. Duhen prokurore te guximshem dhe profesioniste tek Spak e bkh. Njerez qe te na japin shprese...

    Përgjigju
  • Goni: 24/11/2019 18:33

    O Duman, nderi Dibres je. Po leket qe kemi ndare bashke ne apel dhe ajo puna e "GPS" e di ti si shkoi... Nuk eshte i paster ky, ka ndenjur te Bar Mistik me naçut e dosjes 184 ! Imer Lala e do fort kete, se e ka si cunin e vet.

    Përgjigju
  • vendi i kusareve shqiperia: 24/11/2019 18:07

    Po nuk e moren te huajt ne dore si ne gjermani me gjygjin e Nyrenbergut do shkojne shekuj me vetingun e kusareve te shqiperise.Vetem shtyrje kohe asgje me teper!

    Përgjigju
  • Drejtësia po vjen: 24/11/2019 13:41

    Nga emri dhe nga historia e karrierës së tij qënka i frikshëm.Ta shohim në fush të betejës.jepu DUMAN

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?