Më 12 shtator 1998, në mbrëmje, nga ish-selia e PD-së pranë Ushtarit të Panjohur në Tiranë, del Azem Hajdari dhe drejtohet për nga rruga që kalon përbri selisë për t’u “sqaruar” me disa persona që ndodheshin nëpër makina, misioni i të cilëve ishte gjakmarrja.
Gjithkush që ndodhej në bar-kafetë pranë selisë, po edhe ata që ndodheshin brenda në seli, e dinin se cilët persona ishin në ato makina. I vetmi që nuk dinte gjë, ishte Azemi.
Po, a mund t’i kishte shpëtuar vrasjes Azemi?! Sigurisht! Nëse brenda selisë së PD-së do kishte vullnet që Azemi të mos vritej, ai do të ishte ende gjallë sot e kësaj dite. Sepse nuk ishim përpara rastit kur ai del serbes nga një ndërtesë për të shkuar në shtëpi dhe rastësisht në rrugë ndeshet përballë me vrasës, por ishim përpara rastit kur Azemi u nxit që të dalë për të shkuar personalisht që të sqarohej vetë, me ata që do të ishin edhe vrasësit e tij.
Me pak fjalë, Azemi u nxor enkas në pritë, nga brenda selisë së PD-së. Do mjaftonte vetëm një telefonatë drejt ministrit të Brendshëm, ose Drejtorit të Policisë së Shtetit, ose Drejtorit të Policisë Tiranë, e t’u thuhej që, pranë selisë së PD-së ndodhen elementë të dyshimtë që përbëjnë rrezik për jetën e liderëve të opozitës. Dhe, derisa të vinte policia, asnjë njeri të mos dilte nga selia e PD-së.
Pse nuk ndodhi kjo? Sepse eliminimi fizik i një figure politike si Azemi, do të ishte shkak për të rrëzuar nga pushteti qeverinë socialiste. 36 orë më pas, zyra e kryeministrit Nano u bë shoshë nga plumbat e atyre që mësynë dhe morën nën kontroll kryeministrinë, e jo vetëm atë.
Më 20 janar 2011, Gjakësori përfytyronte atë që ngjau më 14 shtator 1998. Teksa të nesërmen demonstruesit po derdheshin lumë në bulevard, ai kishte gati për zbatim Planin “A”. Nuk kishte as Plan “B”, e as Plan “C”. Plani “A” përmbushte për të, çdo mos përsëritje të 14 shtatorit 1998, që për ironi të fatit e kishte organizuar po vetë.
Plani “A” ishte fare i thjeshtë, ndonëse kriminal. Demonstruesit do çajnë kordonin policor dhe do të mësyjnë në kryeministri për të synuar zyrën e tij. Ky plan parashikonte një masakër kundrejt demonstruesve sapo ata të shkelnin në korridoret e brendshme të kryeministrisë. Problem nuk do ishte numri i të vrarëve. Këtë e ka pranuar vetë Gjakësori, sa herë është pyetur për këtë ngjarje.
Orët po kalonin dhe Plani “A” nuk po zbatohej. Demonstruesit as po tentonin ta çanin me forcë kordonin policor, pavarësisht disa tentativave me shkopinjtë e banderolave, por që ishin të përballueshme nga forcat e rendit.
I tërbuar që Plani “A” po shkonte drejt dështimit, u dha urdhër që Garda të lëshonte gaz lotsjellës, gjoja për të larguar demonstruesit. Jo se një pjesë e konsiderueshme e demonstruesve nuk u larguan nga bulevardi, por ajo që ndodhi ishte se në perimetrin e kryeministrisë nuk mbeti më këmbë polici nga ata të rendit, të cilët përpara hedhjes së gazit, përbënin kordonin mbrojtës të gardhit rrethues. Edhe kur era e gazit u shpërnda, asnjë polic nuk u duk në perimetrin e gardhit.
Largimi i policëve i dha besim Gjakësorit se tashmë demonstruesit nuk i ndalte më asgjë që të mësynin në kryeministri me qëllim që ai të realizonte kasaphanën njerëzore.
Më e paimagjinueshmja po ndodhte. Asnjë demonstrues nuk po tentonte të futej, jo në korridoret e kryeministrisë, po as në oborrin e saj. Një dorë e padukshme po ndikonte si një frenuese e revoltës të demonstruesve, që ata të mos e kapërcenin gardhin rrethues me lartësi 1 metër mbi tokë, dhe as portën e hapur tej e tej të gardhit.
Gjakësori u kuptoi që Plani “A” tashmë kishte marrë fund dhe nuk kishte asnjë mundësi zbatimi në brendësi të kryeministrisë. Por Gjakësori nuk e pranonte dështimin. Donte doemos kurban, me qëllim që t’u tregonte opozitarëve që të mos guxonin më kurrë që t’i vinin poshtë dritares.
U dha urdhri që të qëllohet me armë luftarake, pikërisht në momentin ku edhe një bilbil, nga ato të policëve të trafikut rrugor, do i kishte shpërndarë atë grusht demonstruesit që kishin mbetur aty poshtë kryeministrisë.
U vranë me gjakftohtësi 4 qytetarë, u plagosën dhjetëra të tjerë, ndonjë syresh i shpëtoi vdekjes, thjesht sepse nuk e kishte të shkruar të vdiste atë ditë.
Pasdite vrasjet duheshin justifikuar dhe aty për aty u përgatit një Plan “B” ku të akuzohej opozita si autore e vrasjeve. Nuk pati komunikatë nga policia, por doli vetë Gjakësori në konferencë për shtyp ku e tha në ligjëratë të drejtë që plumbat në trupat e të vrarëve nuk ishin nga ato të armëve që përdor Garda dhe se ata të katërt ishin vrarë prej vetë demonstruesve nga armë të kamufluara si çadra pistoletë e thika me helm!!!
Kur në darkë vonë dolën pamjet audio dhe video, ku 2 nga 4 vrasjet u dokumentuan që ndodhën nga armët e Gardës, atëherë, me shpejtësi u përpilua Plani “C”. Ky plan, përmbante fshirjen dhe zhdukjen e çdo prove e ku padyshim, një ndër më kryesoret, ishin pamjet që kishin filmuar kamerat e brendshme e të jashtëm të kryeministrisë. Dhe për të kaluar në sulm, pjesë e Planit “C” ishte që vrasjet vërtet i bëri Garda, por kjo ndodhi sepse duhej shpartalluar një grup puçistësh që ndodheshin në presidencë, prokurori dhe … tek lokali në Kullat Binjake!!!
Kanë kaluar 14 vjet dhe Gjakësori po hetohet për favor ekonomik në drejtim të së bijës dhe dhëndrit. Jo se nuk është i rëndësishëm si hetim, por Gjakësori duhet hetuar pikë së pari për jetët e humbura më 21 janar. Ai duhet hetuar me përparësi, qoftë edhe për mënyrën sesi mori përsipër në vetë të parë që të manipulojë provat, duke transformuar ngjarjen dhe bërë me faj ata që nuk kishin asnjë faj dhe duke ndaluar prokurorinë të bëjë detyrën në kohën e duhur për të mbledhur provat dhe pyetur dëshmitarët.
Kanë kaluar 14 vite dhe tashmë dëgjojmë mbrojtës të Gjakësorit të cilët duan ta thjeshtëzojnë ngjarjen me kohën e gjatë që ka kaluar.
Gjakësorit iu falën shkatërrimet e vitit 1991 anekënd Shqipërisë dhe e sollën në pushtet në vitin 1992, duke menduar se kishte ndryshuar.
Gjakësorit iu falën mynxyrat e vitit 1996-1997 dhe e sollën në pushtet në vitin 2005, duke besuar se do qeveriste ndryshe se tashmë ishte 61 vjeç.
Gjakësorit iu falën 26 të vrarët në Gërdec me dhjetëra të plagosur e qindra shtëpi të shkatërruara të vitit 2008 dhe e sollën në pushtet në vitin 2009, duke besuar se kishte zënë mend dhe do sillej ndryshe se tashmë ishte 65 vjeç. Por mosha dhe thinjat për Gjakësorin nuk janë përvojë reflektimi dhe fisnikëri, por vetëbesim se askush s’i bën dot gjë.
Është tejkaluar koha që këtij Gjakësori përsëritës të mos i falen edhe vrasjet e vitit 2011. Jemi në vitin 2025 dhe ai shpreson që të vijë sërish në pushtet. Po historia na ka mësuar se Gjakësori, ashtu siç ujku, “qimen e ndërron, por zakonin s’e harron”. Qoftë 48 vjeç kur e nisi me shkatërrime, qoftë 81 vjeç tashmë, kur ka mbi shpinë një mal me krime të pa hetuara!
Nëse deri më sot, drejtësia e vjetër dhe e re ende nuk e ka thënë fjalën e saj (e nuk dihet se kur do e thotë), atëherë ju që do votoni më 11 maj, brenda e jashtë Shqipërisë, mos e harroni se ç’i ka bërë ai këtij vendi, sa herë i janë falur krimet e i është dhënë pushtet!
Komente

falinderoi z.Ketro që nuk i përmënd EMRIN-GJAKSORIT komit të maleve të Berishës-Pukë e Viçidolit-Tropojë. Dua të sjell në vëmëndje: Në rastin A.Hajdari është "HARRUAR" emri i sekretares së Salit-LINDA IKSANI,e cila u eleminua pse dëgjoi GJAKSORIN TI THOT AZEMIT "..DIL E MERRU ME ATA NË MAKINË NDRYSHE JE BASHKFAJTOR ME TA.".Dhe Azemi i vrar në sedër doli përball TROPOJANVE TË ARDHUR JO PËR AZEMIN,POR PËR ATË QË U BETUA NË METINGUN E PRISHUR NË TROPOJË..MA BINI GJALL A VDEKUR NË TIRANË..!Dhe Pas Shkëlqimit u vran edhe 3 të tjer vllezrit e tij=4 dhe 200 të tjer Tropojan pse ishin SOCIALIST DHE ME UÇK. Realizimin e blanit A,B,C në 21 janar 2011 GJAKSORI e bëri pasi deri ather edhe pas 101 krime të bëra nuk ishte thirrur asnjëherë në DREJTËSINË E TREDHUR PREJ TIJ 1992.Ai kishte shpëtuar nga HIROSHIMA E GËRDECIT ME 27 TË VRARË(përfshi edhe Kosta Trebickën),me 1991 Shkodër,me 1996,97,98,Thyerjen e Embargos së OKB,SHITJEN E TOKË E DET NË JUGË,PËRDHUNIMIN E 7 NGA 8 AMBASADOR TË SHBA,PLANIN PËR VRASJEN E AMB.MARIZA LINO DHE TENTATIVËN PËR HEDHJEN NË ERË TË AMBASADËS AMERIKANE(SIPA IZET HAXHUSË & PARO LAÇIT TË KL.PARTIZANI,etj,etj. Lindin 1000.000 pyetje: Si ka mundësi që ky përbindësh në 34 vite me 101 krime në kurriz e prap i lirë sikur të jet vet KRISHTI A MUHAMETI.?? 1.Agjenti shumfisht u instruktuar mirë që në 1990 për zbatimin e KATOVICËS SË RAMIZ ALISË për ta mbajtur Shqipërinë në ZVARRITJE DERI NË COPTIMIN E SAJ.A ishte ky që shiti pronat në jugë..sikur A.Zogu dhe Esat Toptani në VERI? Të shpartallimit të pasurisë Kombëtare DAMIR FAZLLIÇËVE.? 2.Në 1992 GJAKSORI BËRI PËR VETE DREJTËSINË 100 % ME KURSIN 6 MUJOR.TASHMË DREJTËSIA NUK BËHET MË SIKUR TI DALIN TRUT PS, E.RAMËS,BE..PASI AMERIKA PO FUT KOKËN SI STRUCI AFRIKAN. ! 3.NË 2005 GJAKSORI KAPI 99 % MEDJET KAZAN..PËR TË HELMYAR OPINIONIN KOMBËTAR E ND/KOMBËTAR SIÇ BËRI EDHE NGA BALLKONI KATIT TË 8-TË DUKE I TREGUAR BOTËS GISHTIN E MESIT. 4.Amerika e shpalli Non Grata për korrupsion madhor familjar..me mbi 60 prona në Shqipëri dhe Europë..A duhej lën në shtëpi Saliu,Dhëndrri Malltezi,GITA E LIRË,LIRIKA(SLLOBODANKA ME NMNËN MILICA KOLONELE E UDB).A ishte Karshillëk i ishit të SPAK A.KRAJA QË I KËRKOI FAKTE DASH-IT.? KUR NON GRATA KORRUPSIONIN DHE VRASJET I KISHTE BËRË NË SHQIPËRI E JO NË AMERIKË.PSE HESHTI AMERIKA ? 5.A duhet lejuar akoma SPAK,GJKKO(SB) të URINOJNË MBI 30 DËSHMORËT E 21 JANARIT,GËRDECIT,Apo të TROPOJËS,VLORËS,PËRMETIT,TIRANËS,ELVASANIT,FIERIT,LUSHNJES...etj,MBI 20.000 TË VRARË.? 6.Kush duhet të bëj MOS BINDJE CIVILE..SALIKRIMI QË KËRKON PUSHTET PËR TË VRAR AKOMA..APO MAXHORANCA QË I JAN VRAR PROTESTUESIT PAQSOR TË SAJ.?
PërgjigjuDergojani gjykatave nga e ulta te me e larta. Do te ishte super sikur ta jepte cdo kanal,portal dhe ta lezonte cdo votues. Urime per shkrimin nuk ka asnje te pavertete. FLM
Përgjigju