SHBA: 800.000 dollarë për rindërtimin e monumenteve në Shqipëri të prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit

18 Prill 2020, 18:43| Përditesimi: 18 Prill 2020, 19:01

  • Share

Ambasada Amerikane ka dhuruar rreth 800.000 dollarë për ruajtjen e monumenteve të kulturës në vend. Në kuadër të ditës Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Parqeve Arkeologjike, qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nëpërmjet Fondit të Ambasadorëve për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore, ka kontribuar për punë rimëkëmbëse dhe mbrojtëse në tre monumente të rëndësishme të kulturës atë në Krujë, Durrës dhe Prezë, të cilat u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit.

Mesazhi në këtë ditë është I qartë nevoja për të ruajtur monumentet dhe parqet arkeologjike, dhe për të vlerësuar larminë e trashëgimisë kulturore në mbarë botën.

Sot është Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Parqeve Arkeologjike, e cila na sjell në vëmendje nevojën për të ruajtur monumentet dhe parqet arkeologjike, dhe për të vlerësuar larminë e trashëgimisë kulturore në mbarë botën. Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nëpërmjet Fondit të Ambasadorëve për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore, po kontribuon pothuajse 800,000 dollarë për punë rimëkëmbëse dhe mbrojtëse në tre monumentet të rëndësishme të kulturës në Krujë, Durrës dhe Prezë, të cilat u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit. #SHBAQendronKrahShqiperise #AFCP

SHBA: 800.000 dollarë për rindërtimin e monumenteve në Shqipëri
//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?