Ambasada amerikane, politika dhe qytetarët

23 Shkurt 2022, 10:26| Përditesimi: 23 Shkurt 2022, 10:28

  • Share

Para se, ndoshta të sulmojmë selitë diplomatike të akredituara në vendin tonë, duhet të analizojmë vetën tonë dhe po ashtu klasën tonë politike!

Shqiptarët duhet të dinë, tashmë, se kemi 30 vjet një klasë politike konfliktuale që ka prodhuar vetëm sherre dhe përplasje që nuk kanë pasur për qëllim përmisimin e jetës së qytetarëve apo për të përmisuar demokracinë.

Kjo politikë konfliktuale, e pa përgjegjshme ka prodhuar realitete që përmes krizave dhe po ashtu përmes tjetërsimit dhe manipulimit të proceve zgjedhore, sovraniteti është devijuar nga teoria se i sovraniteti i përket popullit, në faktin se ai është dominio e politikës e qytetarëve janë "dele"! 

Përfaqësus politik, për halle personale e po adhtu disa figura publike që i shërbejnë me servilizim politikës, po aludojnë se vetëm në Shqipëri ambasadorët dalin në tv dhe imponojnë vendime. Mandje, këtë e bëjnë duke bërë krahasime mes Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Europës, ku sipas tyre ambasadorët as nuk dalin në tv e as nuk njihen!

Para se ta analizojmë këtë fakt, duhet të kemi kurajë të bëjmë krahasime mes klasës politike të Shqipërisë dhe vendeve Europiane!  Më gjeni një vend në Europë që tranzicioni ka 30 vjet që zgjat e nuk mbaron! Më gjeni një vend në Europë që në 30 vjet të këtë ndodhur ato ngjarje që kanë ndoshur në vitet e fundit  në Shqipëri?

E dini kush janë dhunuesit real të sovranitetit tonë? Nuk është Ambasada amerikane, as ambasadat e tjera, por janë pikërisht politikanët tanë që kanë ndërtuar institucione të dobëta, kanë dhunuar proceset zgjedhore përmes tjetërsimit të votës dhe po ashtu kanë vjedhur shqiptarët me korrupsion madhor e masiv, pa pushim në 30 vitet e fundit!

Paaftësia e politikanëve tonë për të ndërtuar institucione të shëndosha, mungesa e vullnetit të tyre për t'u marrur vesh, ka prodhuar kriza dhe janë ftuar po vetë ata, të huajt për t'i ulur në tavolinë!

Shqiptarë, nuk na vjen e keqja nga Ambasada amerikane dhe nuk ka ambasadë në Shqipërisë që mund të na bëjë më shumë keq se ç'na ja bërë vetë politikanët tanë që kanë tradhtuar besimin tonë duke e përdorur për interesa personale!

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?