Kronikë

Ambasada e SHBA dhuron pajisje për hetuesit shqiptarë: Të çojmë përpara Reformën në Drejtësi

23 Qershor 2021, 10:31| Përditesimi: 23 Qershor 2021, 10:34

  • Share

Ambasada e SHBA në Tiranë dhuruar pajisje për të mbështetur kapacitetin hetues të Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm. Lajmin e ka dhënë vetë ambasada e SHBA-ve përmes një postimi në “Facebook”.  

Në mesazh, ambasada e vë theksin të reforma në drejtësi dhe përpjekjet e prokurorëve shqiptarë për të çuar përpara reformën në drejtësi, për të fuqizuar shtetin e së drejtës dhe për të forcuar më tej institucionet demokratike.

“Prokurorët në Shqipëri janë në vijën e parë të luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar, pastrimit të parave dhe trafikimit të narkotikëve. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikanes mbështet përpjekjet e tyre për të çuar përpara reformën në drejtësi, për të fuqizuar shtetin e së drejtës dhe për të forcuar më tej institucionet demokratike. Këtë javë, Drejtori i Çështjeve Ndërkombëtare të Drogës dhe Zbatimit të Ligjit Ben Rockëell dhe Këshilltarja Ligjore Rezidente Michelle Lakomy diskutuan mbështetjen e SHBA me Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela. Ambasada dhuroi pajisje për të mbështetur kapacitetin hetues të Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm dhe për të arritur këto qëllime thelbësore për përparimin e Shqipërisë drejt integrimit të plotë evropian”, thuhet në mesazhin e ambasadës amerikane.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?