Politikë

Ambasadorët në Shqipëri video-mesazh qytetarëve: Mos e dhuro dhe shit votën! Përdore më 25 prill, Demokracia është e paçmueshme

22 Prill 2021, 11:57| Përditesimi: 22 Prill 2021, 12:04

  • Share

Ambasadorët në Shqipëri kanë publikura një video mesazh për të gjithë shqiptarët se si të mbrojnë votën e tyre dhe përmes saj të vendosin për në të ardhme më të mirë.

Ambasadorja e Suedisë Elsa Hastad, Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim, Ambasadori i BE Luigi Soreca, Koordinatorja e Përhershme e OKB-së, Fiona McCluney, Ambasadori i Spanjës, Marcos Alonsa Alonso, Ambasadori i Sllovenisë Peter Japelj, Ambasadori i OSBE-së, Vincenzo Del Monaco, Ambasadori i Bullgarisë Momtchil Raytchevski u bëjnë thirrje votuesve shqiptarë të mos e shesin votën pasi demokracia është e pacmueshme.

"Së shpejti do të kemi zgjedhjet në Shqipëri dhe për demokracinë zgjedhjet janë ngjarja më i rëndësishme. Vota jote është e jotja, nuk është dhuratë dhe prandaj mos e fal dhe mos e shit. Në ditën e votimit voto dhe ti vendos për të ardhmen e vendit! Demokracia është e paçmueshme", thuhet në video-mesazhin e diplomatëve të huaj në vendin tonë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?