Ambasadori britanik Duncan Norman nga Fieri u shpreh se pas konsensusit për draftin e Reformës Zgjedhore, tani sfida është miratimi në Kuvend. "Kemi qenë mbështetës të mëdhenj të reformës zgjedhore gjatë gjithë procesit. Është shumë e rëndësishme se është një hap drejt hyrjes në BE. Garanton që zgjedhjet e ardhshme të jenë më të mira. Mund të ketë reforma të tjera në të ardhmen me ndryshime, por kjo nuk do të thotë se ajo që kemi sot nuk është e rëndësishme. Këshilli Politik erdhi me një marrëveshje dhe hapi tjetër është që kjo të shkojë në parlament dhe unë shpresoj shumë që parlamenti ta kalojë".
Por a është ai pro listave të hapura, kërkesë e opozitës parlamentare për ndryshimin e sistemit? "Realiteti është se ka shumë sistemi elektorale në botë dhe patjetër cdo demokraci ka mekanizma të ndryshme që e bëjnë të funksionojë. Nuk do të ishte e drejtë të thosha se cila është forma e duhur për të bërë demokracinë në Shqipëri. Por ajo që është me rëndësi, është se cdo sistem të implementohet si duhet dhe pa korrupsion. Dhe ajo është cfarë ne duam të shohim, që zgjedhjet të jenë të drejta".
Një mendim, ambasadori e kishte edhe për rolin e ndërkombëtarëve në këtë proces për të arritur te konsensusi. "Ndërkombëtarët përfshirë edhe britanikët do të jenë këtu përsa keni nevojë ju apo dëshironi që ne të jemi. Po sovraniteti po pyesni ju? Shpresoj që me kalimin e viteve gjithmonë e më pak të jetë të jetë e nevojshme prezenca jonë apo kërkesa për ne" tha ai.
Në fund, Norman tha se është në dijeni edhe të problemeve me të cilat përballet media në Shqipëri. "Ka qenë privilegj të takohem me gazetarë në Tiranë dhe lokalë në Fier. Kam mësuar jam njohur me problemet që hasin këtu, dhe disa nga ato lidhen me kushtet e punës, me aksesin në informacion dhe disa lidhen me mënyrën si media punon me politikën dhe aktorë të tjerë, ka nevojë për më shumë punë, përfshirë punën që media duhet të bëjë për veten e vet. Dhe sidomos në vitin në vazhdim liria e medias do të jetë një fokus i madh për ambasadën britanike" tha ai.
Nuk e kuptoj kete ambasadorin britanik,ne perfshirjen e tij mediatike ne problemet tona.Me duket fare karagjoz Ne aspirojme EU-ne,,,keta iken nga EU-ja me referendum e Brexit. Cfare do ky me zgjedhjet tona?????
PërgjigjuPer interesat e UK..filo-Serbo e filo-Greke..?!
Përgjigju