Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka uruar qytetarët e Kosovës për Ditën e Pavarësisë.
Në një postim në X, Rohde thotë se Gjermania do të vazhdojë të jetë një mikë e ngushtë dhe partnere e fortë në rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit euroatlantik.
“Të dashur qytetarë të Kosovës, me rastin e ditës së Pavarësisë, unë dhe kolegët e mi të ambasadës ju urojmë Ditën e Pavarësisë. Me liberalizimin e bërë realitet më 1 janar, Kosova ka nisur me hapa të mirë këtë vit. Jini të sigurt se Gjermania do të vazhdojë të jetë një mike e ngushtë dhe partnere e fortë në rrugën tuaj drejt integrimit euroatlantik! Urime edhe një herë!”, thotë Rohde.
Lajmi kryesor:
Kosova 16 vite e pavarur! Kuvendi seancë solemne, Kurti:S'negociojmë lirinë! Serbia refuzon firmosjen e planit franko-gjerman! Osmani: Konsolidohemi çdo ditë
SI.E./ReportTv.al