Ambasadori i ri amerikan në Prishtinë, homazhe te shtatorja e Rugovës! Takim me Presidenten Osmani: SHBA-të do të vazhdojnë përkushtimin ndaj Kosovës

10 Janar 2022, 13:19| Përditesimi: 10 Janar 2022, 16:59

  • Share

Ambasadori i ri amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, sot kishte ditën e tij të parë të punës. Ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë përkushtimin ndaj Kosovës.

‘Është nder për të që të jetë përfaqësues i presidentit Biden në Kosovë, në kohën kur vendi’ sic tha Hovenier -ka ende punë të pakryera’.

"Populli i Kosovës e ka lujatur mirë rolin e tij në skenën diplomatike globale. Është nder i  jetëm sime që të shërbej si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë. Mendoj që karriera ime në shërbimin e Shteteve të Bashkuara është një shëmbëlltyrë e përkushtimit të SHBA-së për Kosovën. Jam i lumtur për rolin e SHBA-së që Kosova të funksionojë si shtet. Ka ende punë të pakryera si në çdo vend tjetër, dhe jam krenar dhe njëkohësisht pak i emocionuar nga kjo mundësi që të marr pjesë përsëri në këtë process dhe të jem përfaqësues i presidentit Biden. E ardhmja e Kosovës varet nga prijësit dhe qeveria e saj. SHBA-të janë partnere e qëndrueshme e Kosovës dhe përkushtimi që do të kemi është ai i Ambasadës amerikane dhe ne jemi miq me ju, do të bashkëpunojmë me qeverinë, me shoqërinë civile dhe me të gjithë", tha ai.

Në ditën e parë si përfaqësues diplomatik i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, ambasadori i ri amerikan, Jeff Hovenier ka zgjedhur të bëjë homazhe te shtatorja e presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Ambasadori Hovenier, para se të dalë nga Presidenca ku shkoi për t’i dorëzuar letrat kredenciale te presidentja Vjosa Osmani, tha se ndien që duhet të bëjë homazhe te shtatorja e Rugovës.

 “Tani kur të shkojmë jashtë, desha që të bëj homazah te statuja e Presidentit Rugova dhe kam ndier se ky është veprim që si ambasador i SHBA-së duhet ta bëjë për këtë personalitet në historinë e Kosovës”, tha Hovenier.

Presidentja Osmani u shpreh e nderuar që bashkë me ambasadorin e ri amerikan vendosën kurora lulesh te shtatorja e Rugovës.

Ambasadori Hovenier e falënderoi në gjuhën shqipe, ndërsa tha:

“Kam nderin të jem këtu për ta njohur kontributin dhe historinë e Presidentit Rugova.”

“Desha ta bëj këtë në ditën time të parë si ambasador i SHBA-së në Kosovë. Për shkak të respektit për Presidentin Rugova, atë çfarë ai ka përfaqësuar… Pata nderin ta njoh atë në procesin e Rambujesë”, u shpreh ambasadori i SHBA-së.

Hovenier tha se beson se është shumë e rëndësishme që ta kujtojë dhe nderojë presidentin Rugova në ditën e tij të punës si ambasador në Prishtinë.

Paraprakisht, presidentja Osmani tha se Rugova diti të ndërtojë miqësi të sinqerta e të forta, të cilat i kanë rezistuar kohës. RTK

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?