Ilir Meta dhe ambasadorja polake

Kronikë

Ambasadorja e re e Polonisë i paraqet Letrat Kredenciale Presidentit, Meta e falënderon për mbështetjen polake

10 Maj 2021, 11:32| Përditesimi: 10 Maj 2021, 11:34

  • Share

Ambasadorja e re e Polonisë në Tiranë, Monika Zuchniak-Pazdan, ka paraqitur sot në Presidencë Letrat Kredenciale. Ajo është pritur në një takim nga Presidenti Meta, i cili e uroi ambasadoren e re për detyrën.

Sipas njoftimit të Presidencës, Meta shprehu besimin se përvoja diplomatike e Ambasadores do të shërbejë që marrëdhëniet shumë të mira politike mes dy vendeve e popujve tanë të njohin zhvillime të reja edhe në fushat ekonomike e tregtare, në turizëm, arsim e kulturë.  

"Kreu i Shtetit vlerësoi rritjen e interesit të turistëve polakë për turizmin e Shqipërisë dhe për të vizituar vendin tonë duke nënvizuar njëkohësisht dëshirën për ta kthyer turizmin shqiptar dhe Shqipërinë në destinacion jo vetëm turistik por edhe mundësi investimi për sipërmarrësit polakë.  Presidenti Meta e falënderoi Ambasadoren e re të Polonisë për mbështetjen e vendit të saj ndaj procesit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor, si dhe për ndihmën e Polonisë veçanërisht në kuadrin e V4 dhe V4-ËB6;  Kreu i Shtetit shprehu veçanërisht falënderime për mbështetjen e Qeverisë së Polonisë për ndihmën e dhënë Shqipërisë në adresimin e pasojave të tërmetit të nëntorit të vitit 2019, si dhe për përballimin e pandemisë COVID-19", thuhet në njoftimin e Presidencës për takimin.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?