Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim dhe kreu i SPAK, Arben Kraja

Kronikë

Takimi i dytë brenda 5 ditësh, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim i shkon në zyrë kreut të SPAK, Arben Kraja

13 Shtator 2021, 13:14| Përditesimi: 13 Shtator 2021, 14:06

  • Share

TIRANË- Për afro 30 minuta, ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me kreun e SPAK, Arben Kraja. Ky takim është zhvilluar në ambientet e SPAK, e ndërsa nuk dihen motivet e kësaj vizite.

Ky është takimi i dytë brenda pak ditësh që Kim dhe Kraja kanë zhvilluar së bashku. Takimi i fundit u zhvillua në 8 shtator, ku ambasadorja e SHBA-së tha se "SPAK do të hetojë penalisht korrupsionin dhe krimin e organizuar pavarësisht sa i pasur, i fuqishëm apo cilës parti mund të jetë një individ". 

Kjo lëvizje e Kim, vjen një ditë pas presidenti Ilir Meta i kërkoi prokurorisë të nisë verifikimet për ministrat e rinj të kabinetit të qeverisë “Rama 3”.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 14/09/2021 00:11

    Edhe pse mbajne maska,shprehja e fytyrave dhe syve flet shume.Cilin kane vene ne shenjester tani?

    Përgjigju
  • alb: 13/09/2021 11:47

    tik tak tik tak

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?