Foto: Një qendër votimi në SHBA
Rezultatet e zgjedhjeve në Florida priten të martën mbrëma, tha sekretari i shtetit Cord Byrd. Sipas tij që nga e hëna, 8.3 milionë banorë të Floridës hodhën votat e tyre me votim të hershëm dhe me postë.
Ndërkohë gjatë një konference për shtyp Byrd tha se mbi 560,000 banorë kanë votuar që prej orëve të para të mëngjesit.
“Të 67 mbikëqyrësit e zgjedhjeve në shtet po raportojnë aktivitet normal këtë mëngjes. Të gjitha vendvotimet janë të hapura dhe nuk është raportuar asnjë problem”, tha ai.
Më tej Byrd nënvizoi se rezultatet e zgjedhjeve në Florida do të publikohen gjatë oërve të mbrëmjes, duke ofruar përditësime në kohë mbi rezultatet e procesit të votimit.
Byrd adresoi pyetje në lidhje me çështjet e fundit të raportuara në shtet pasi një shofer gjeti një kuti dhe një çantë me fletë votimi të hershme në mes të rrugës në kontenë Miami-Dade.
“Edhe pse ishte një gabim i paqëllimshëm me fletët e votimit që ranë nga pjesa e pasme e kamionit, ai rast u ndërpre,” tha Byrd.
“Ne kemi një politikë të tolerancës zero në lidhje me sigurimin e integritetit të zgjedhjeve tona… Unë mendoj se kjo dëshmon se sistemi funksionon. Ajo u trajtua shumë shpejt dhe ne kishim masa sigurie”, shtoi Byrd.
Florida është shteti i katërt amerikan me më shumë shqiptarë.
Lajmi kryesor:
LIVE- SHBA zgjedh sot Presidentin, pritet mbyllja e qendrave të para të votimit! Exit poll i CNN: 48% e votuesve preferojnë Harris, 44% Trump
Xh.K/ReportTv.al