Amerikanët zgjedhin mes Harrisit dhe Trumpit

5 Nëntor, 12:30
  • Share

Qendrat e votimit u hapën në orën 05:00 (11:00 sipas kohës lokale në Shqipëri) në disa shtete lindore dhe votimet do të vazhdojnë në mbarë vendin, përfshirë në Alaskë dhe Havai, deri në orët e mbrëmjes në shtetet që gjenden në perëndim të Shteteve të Bashkuara. Ne qytetzën Dixville në Neë Hampshire tradicionalisht  nis procesin e para të votimit fill pas mesnate siç ka ndodhur në 60 vitet e fundit. 6 votat e qytezës së vogël në New Hampshire, u ndanë të barabarta 3-3 për të dy kandidatët presidencialë.

Fituesi i zgjedhjeve presidenciale në SHBA nuk vendoset nga vota popullore kombëtare, por përmes Kolegjit Zgjedhor. Dyzetetetë prej shteteve i japin të gjitha votat e tyre elektorale fituesit në ato shtete. Dy shtete - Maine dhe Nebraska – i ndajnë votat elektorale në bazë të rezultatit. Numri i votave elektorale në çdo shtet bazohet në popullsinë, kështu që shtetet më të mëdha ushtrojnë ndikimin më të madh në përcaktimin e rezultatit të përgjithshëm kombëtar

Zëvendëspresidentja Kamala Harris dhe ish-presidenti Donald Trump kanë nevojë për të paktën 270 nga 538 vota elektorale për të fituar.

Shtetet e fushës së betejës Arizona, Georgia, Michigan, Nevada, Karolina e Veriut, Pensilvania dhe Ëisconsin pritet të jenë thelbësore në rrugën e tyre drejt fitores. Pensilvania është shteti me 19 vota në Kolegjin Elektoral.

Rezultati i kësaj gare të ngushtë nuk pritet të dihet për ditë të tëra në disa shtete sikurse Pensilvani, ku numërimi i votave me postë është proces më i ngadalshëm. Dalja në zgjedhje pritet të jetë e lartë, sipas Byrosë së Regjistrimit.

Nëse zonja Harris fiton do të hynte në histori, duke u bërë gruaja e parë presidente dhe zezakja e parë dhe gruaja e parë me origjinë aziatike në këtë post. Katër vjet më parë ajo hyri në histori, duke u bërë gruaja e parë amerikane në postin e nënpresidentes.

Trump po garon për herë të tretë, pasi humbi zgjedhjet më 2020 ndaj presidentit aktual, Joe Biden, i cili u tërhoq nga gara presidenciale në korrik pasi sondazhet treguan se ai kishte pasur një paraqitje të dobët gjatë debatit me Trumpin dhe kishte shqetësime lidhur me moshën e tij. Një fitore e ish-Presidentit Trump do ta bënte atë presidentin e parë të shpallur fajëtor për një krim.

Sipas përllogaritjeve më të besueshme, të dy kandidatët nisen me një bazë të sigurt  226 vota elektorale për Harris dhe 219 për Trump dhe secili ka 21 kombinime për të kaluar pragun e 270 votave të nevojshme për t’u zgjedhur.

Harris përfundoi fushatën e saj 107-ditore në Pensilvani ku bëri thirrje për të votuar sepse 'çdo votë vlen'. Trump foli në Michigan. Përmes një postimi në X, Trump tha se Kamala do të pushtojë Lindjen e Mesme nëse do të fitojë zgjedhjet.


Lajmi kryesor:

LIVE- SHBA zgjedh sot Presidentin, pritet mbyllja e qendrave të para të votimit! Exit poll i CNN: 48% e votuesve preferojnë Harris, 44% Trump


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?