Politikë

Analistët: Figurat e reja 'pro' Rama, pjesë e kabinetit të ri! Andoni: PS po shmang 'xhaketat' e vjetra, s’kontribuan! Çupi: Mandati i tretë, i jep fund 'vuajtjes' 30-vjeçare

13 Korrik 2021, 21:27| Përditesimi: 13 Korrik 2021, 19:51

  • Share

Në shtator pritet të formohet kabinetit i ri qeveritar. Analistët Frrok Çupi dhe Ben Andoni mendojnë se në qeverinë rama 3 do të ketë figura të reja

"Unë besoj se do të jenë figura politike që janë pro Ramës dhe jo ato që  kundërshtojnë për të dërgur reformat përpara.pasi njërzit vizionar eklipsojnë  vizionin e tij.Uroj  që Rama të jetë  më i shëmdetshëm për sa i përket kabinetit të ri, duke iu referuar edhe punes së Spakut apo kalbezimeve në dikasteret që kanë lidhje me tënderat por edhe në drejtime të tjera", tha Andoni.

"Duke studiuar Kryeministrin,  edhe mar shkas nga situata do jenë me figura të rëja.Për të kryër misionet e mandatit të tretë", tha Çupi .

Për Andonin, “xhaketat" e vjetra do të largohen për tu hapur rrugë të rinjve.  

"Ramës nuk i duhen më xhaketat evjetra. E para sepse ato nuk ndjekin hapin e tij, dyta  janë të papërshtatshme për reformat moderne, e treta, një pjesë e tyre kanë treguar se nuk e durojnë retorikën e lodhshme të z. Rama.Por edhe brezi i ri i studiuar mire duan gjera që  janë më afer me realitetin.Ramës i intereson më shumë të mbaj pranë të rinjtë, pasi për shkak të idealizmit të tyre u premtohet më kollaj", shtoi Andoni.

"Kryeministria ka lën pas disa persona që kan pas një rrugë në Ps e jo kontribute.pasi kontributet janë tërralla. Ata janë thjeshte marrës dhe jo dhënës.Në politik kemi  njerëz  pa vepër...Ardhja e të rinjve ështe e domosdoshme dhe ekzistente", nënvizoi Çupi .

Analistët janë të bindur se mandati i tretë i Partisë Socialiste do të shërbejë për të përmyllur reformat historike dhe për ti dhën fund tranzicionit

"Mandati I tretë  do të kurorëzoj përpjekjen e shqiptarëve për demokraci në këto 30-vite.Ndërtim i drejtësis, vijimësi jashtë krimit, korrupsionit veseve që ndërtojnë portret negativ para botes", tha më tej Çupi .

"Rama beson shumë tani te bujqësia moderne, reforma e sistemit arsimor, apo thirrja për brezin e arsimuar jashte ", deklaroi Andoni.

Legjislatura e re filon punë në muajin shtator, Kryeministri edi rama do të formojë brenda shtatorit qeverinë e 3 pas fitors së 25 prillit.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?