Analiza e PD në Kontrast, Vangjeli: Opozitë pa tingull, Basha kërkon të jetë thjesht boria e timonit të Ramës! Gëshenja: Kemi nevojë për frymë të re

31 Maj 2023, 14:43| Përditesimi: 31 Maj 2023, 19:30

  • Share

Rikthimi faktik i Lulzim Bashës dhe situatës së mjegullt në Partinë Demokratike, duket se do të ofrojë të njëjtin refren. Kjo ishte e thënë shkurt nga analisti Lorenc Vangjeli në Kontrast. Në një bashkëbisedim me gazetarin e Report Tv, Denis Minga dhe me deputetin e PD-së, Lefter Gështenja, sipas Vangjelit, situata e politikës në Shqipëri do vijojë të jetë problematike, pasi i përngjan një shoë si Big Brotheri, por nëse ky i fundit e ka një fund, politika shqiptare ‘fle’ në të njëjtin shtrat duke manipuluar masën se fati i tyre është i njëjtë me ta.

“Është një histori Big Brother 30 vjeçar por ndryshe nga spektakli, që zgjat një sezon, disa muaj, por që bëhet fjalë për 30 a 40 personazhe që hyjnë e dalin... Këtu bëhet fjalë për 4-5 individë të Big Brotherit tonë politik që luajnë me fatet e njëri-tjetrit dhe shqetësohen me problemet vetjake. Dhe për shkak të krizës që shoqëria në vetvete ka, fati i tyre merret si fati i masës. Dhe deri sa shoqëria të kuptojë që fati tyre është i ndryshëm nga fati i individit, situata do jetë e njëjtë.”- thotë Vangjeli.

Ndërkohë, sipas deputetit Gështenja, PD i duhet një riformatim i madh. Problematika e partisë më të madhe opozitare sipas tij, nuk përkon me realitetin e gjetjes së një kryetari, por të krijimit të një fryme të re që ndjell besim tek qytetarët. Një besim ky, që edhe me zgjedhjet e 14 majit, me lëngimin e madh të Partisë Demokratike, zor se evidentohet. Megjithatë, Gështenja nuk e sheh në muzg partinë e tij. Ai përmendi edhe diskutimet e mbledhjes së grupit, në të cilat sipas tij Basha as nuk u përmend.

 “Basha ka dhënë dorëheqjen, sot PD është në një situatë jonormale. Pra kërkohet një zgjidhje një proces real. Në mbledhjen  e fundit të grupit parlamentar ku diskutuam për pr ligjet, ishte mbledhja e parë që drejtuesi ishte Bardhi, personalisht kam ngritur shqetësimin situatatën e partisë. Kërkova që të mblidhen forumet. Partia sot është e ndarë dhe për këtë kërkova që ne të gjithë të kemi një vendim të pjekur. Basha nuk u diskutua në mbledhje grupi.  

Javën tjetër, do të jenë dy mbledhje. Unë besoj se do të diskutohet gjatë për mënyrën sesi do të zhvillohet procesi për zhvillimet e PD. Sot më shumë se kurrë, do duhet model i ri, frymë e re. Duhet lidership i ri.  Në parim, duhet të ndryshojë koncepti, sot koncepti është pronë e dikujt, por unë s’mendoj kështu.”- tha Gëshenja.

Sa i takon rikthimit të Bashës në skenën politike që në fakt se la kurrë, Vangjeli thotë se rikthimi i tij dëshmon të njëjtin skenar. Analisti shpjegon se përgjigja për rikthimin e tij dhe ecurisë së PD-së, është evidente. Basha kërkon të kthehet në bori, pra kërkon të jetë faktor dhe jo element kyç për mposhtjen e kryeministrit Rama. Përkundrazi, sipas analistit, Basha kërkon të jetë pjesë e timonit të Ramës, por jo me ndonjë rol kyç, por një zhurmë e cila është kthyer në modë në politikën opozitare.

“Rikthimi pa ikje nuk ka ujë që e kapërcen poshtë. Ju e kujtoni që u zgjodh kryetar bashkie në 2011 falë votës së gabuar në kutinë e gabuar. Vota për Bashën ose Berishën është votë në kutinë  e gabuar. Ajo çka pritet të ndodhë ka të bëjë me një moment. Nëse e kthejmë kokën pas për të kuptuar se çdo ndodhë nesër e kemi përgjigjen. PD ndeshej me PSD në 2017, pra në këto 6 vite nuk ka ndryshuar asgjë. Basha mendon mendon të sigurojë qoftë edhe një votë të artë për të zëvendësuar LSI-në e djeshme. Misioni i Bashës është jo të sjellë fitoren, por për t’i dhënë një votë të vetme për ta mbajtur në qeverisje dhe për të qenë pjesë e timonit të tij. Ai do jetë zhurma e gjatë dhe e vazhdueshme, do jetë boria. Basha tenton të jetë boria e nesërme e opinionit. Opozita kambanë pa tingull, Basha do të jetë boria e kambanës që nuk punon.”- tha Vangjeli.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?