Është bërë e modës në Shqipëri që kur politikanët flasin në televizione apo panele, ku ka edhe gazetarë, rrallë deklaratat e tyre peshohen në lidhje me realitetin që prekin këto deklarata.
Ndërkaq në botë, është një fakt normal që mediat i masin vazhdimisht apo i bëjnë të famshmit “Fact Check” të qëndrimeve të politikanëve.
Kjo u pa e qartë në SHBA kur në dy debatet mes Donald Trump dhe Joe Biden, kur mediat audiovizive dhe të shkruara kontrolluan menjëherë vërtetësinë e fjalës së politikanëve.
Në mbrëmjen e pardjeshme, një nga krerët e opozitës, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ishte në emisionin Opinion dhe dha disa deklarata për çështje të ndryshme, për të cilat kemi kontrolluar vërtetësinë e fakteve.
-Kryemadhi deklaroi se ministri i Mjedisit në qeverinë “Rama 1” është larguar nga LSI që në vitin 2015, kur ka firmosur ndërtimin e impjantit të mbetjeve të Elbasanit.
Në fakt zoti Koka, jo vetëm që ka vijuar të jetë me LSI-në, jo vetëm që kandidoi në zgjedhjet e vitit 2017, por ai në atë kohë u përplas fort në polemika me PS-në.
Koka u largua nga LSI në vitin 2019, kur nuk pranoi të djegë mandatin e deputetit.
-Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, deklaroi se në përbërjen e Task Force-s anti-Covid, janë militantë politikë të mazhorancës.
Mjafton të përmendim dy nga anëtarët e kësaj Task Force, si Silva Bino, e cila ka prej mbi 15 vjetësh pa lëvizur në krye të departamentit të ISHP-së për sëmundjet ngjitëse dhe parandalimin dhe ka punuar me të gjithë qeveritë, ndërkohë doktor Pëllumb Pipero, ka qenë një drejtues i lartë në kohën kur LSI drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë, madje në vitin 2005 ka qenë edhe kandidat i LSI-së për deputet.
-Kryemadhi vijoi të flasë kundër vendosjes së maskave dhe tha se maskat krijojnë probleme, pasi nuk i japin trurit oksigjenin e duhur.
Kjo është false pasi sipas OBSH-së, apo edhe Task-Forces së të gjithë vendeve të zhvilluara në botë, maska konsiderohet si një mjet i rëndësishëm për të zvogëluar përhapjen në masë të koronavirusit.
-Kryetarja e LSI-së tha se nëse vendosin shqiptarët maskë çdo ditë, një familje i kushton 9200 lekë të reja në muaj.
Nëse një familje normale i blen maskat në treg dhe nuk i përgatit vetë maskat që lahen, e për një familje mesatare duhen 3 maska në ditë, i bie që për një muaj ato të kushtojnë 2,700 lekë.
-Kryemadhi tha që pallatet e Kombinatit që duan të prishen nga bashkia për të ndërtuar të reja, janë të padëmtuara nga tërmeti.
Kjo është e pavërtetë, pasi ka akt inspektimi nga ekspertët, dëgjesë, por edhe vendim të Këshillit Bashkiak i cili është bazuar pikërisht nga qëndrimi i ekspertëve.
-Kryemadhi tha gjithashtu se nuk ka certefikatë pronësore për qytetarët që do të marrin banesa të reja.
Në fakt në vendimin e këshillit Bashkiak theksohet që prona është e qytetarëve dhe aty do të ndërtohen banesat e reja të standarteve ndërkombëtare.
-Kryetarja e LSI-së tha se në vendin ku është prishur shkolla Sami Frashëri do të ndërtohet pallat dhe ajo do të ndërtohet në Paskuqan.
Kjo gjithashtu është një gënjeshtër pasi shkolla do të bëhet aty ku ishte. Tashmë është prokuruar dhe është pastruar sheshi për punimet.
Këtë e konfirmoi për “Shqip”, kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili tha se “Marrëzia që do bëhet një shkollë e Tiranës në bashkinë e Kamzës është gënjeshtër epike”.
Kryebashkiaku theksoi më tej se tek “rruga 5 Maji nisin punimet javën tjetër, në Kombinat në nëntor. Dhe si për çdo shtëpi nga qindra që janë dhënë gjer më sot, jepet dhe kontrata.
Rasti konkret, në Farkë, ku kryetarit të PD aty ju dhanë shtëpitë me gjithë hipotekë e kontratë për 4 kurora.
Abuzimi me fatkeqësinë e të tjerëve kur vete s’dhurove një shtepi a një qese ushqime gjatë pandemisë, është dëshpërimi i një rrënoje morale në politikë”.
-Ndërkaq, duke folur për Kodin e ri Zgjedhor, Kryemadhi tha se Kodi i ri nxjerr jashtë loje çdo parti të re.
Në fakt, Kodi është ai që ka qenë e nuk është i ri, e vetmja pjesë që ka ndryshuar është se është hequr koalicioni-tren, pra ai horizontal, ku çdo parti e koalicionit paraqet kandidatë e në fund fiton ai i partisë kryesore, kurse tani partitë dalin në një listë të përbashkët kandidatësh, si dhe janë hapur listat, ku qytetarët përveç partisë japin edhe preferencë për kandidatin që duan./ Tema
Vec nje gje ka te vertete qe rrin pa breke .Nuk vesh kurre se i len rrugeve
PërgjigjuPse ke par ndonjehere *axhelle me brek ti?