Përplasja e fundit e kryetarit të shtetit Ilir Meta me maxhorancën për parimet dhe në praktikë me emrat në Gjykatën Kushtetuese kanë zbuluar një paradoks të madh, që lidhet me sovranizmin dhe sjelljen ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Aleates që ia kemi falur shpesh sovranizmin, tashmë po ia kujtojmë hidhur. Ndërkohë që maxhoranca e përdor një e dy drejtësinë që vjen nga SHBA-ja, kryetari i shtetit mundohet me kërcime të ndryshme herë-herë ta gërvishë hidhur dhe pastaj ta lavdërojë Aleatin e madh, me një fjalor disi bajat.
Në fakt, janë regjime të tilla si ajo që sundon në Kinë e Rusi që e bëjnë zhurmën për sovranitetin për të shmangur kritikat e drejta të praktikave të tyre të brendshme, sesi veprojnë në vendet respektive por edhe si paraqiten me Kartën e të Drejtave të Njeriut. Shqipëria nuk e ka këtë problem në kartë, pasi i kemi të shënuar të gjitha, por i vetmi problem yni është se vazhdojmë të besojmë në atë që shpallin politikanët. Ana Harendt besonte se nënshtrimi i vërtetë vjen kur beson verbërisht tek politikanët. Këta të fundit sot na bëjnë të besojmë absurdin dhe kanë nxjerrë në treg një nga kartat më të përfolura, që lidhet me sovranizmin, bash atë që e kemi lëshuar me kohë, në formë dhe përmbajtje.
Por, le të kujtojmë një moment atë që vetë presidenti i fundit i SHBA-së, Trump, do shprehej në shtator: “Nëse doni demokraci, mbani sovranitetin tuaj, iu kërkoi ai udhëheqësve të botës. E ardhmja nuk i përket globalistëve. E ardhmja u përket atdhetarëve. E ardhmja u përket kombeve sovrane dhe të pavarura që mbrojnë qytetarët e tyre, respektojnë fqinjët e tyre dhe nderojnë ato ndryshime të cilat e bëjnë secilin vend të veçantë dhe fare unik “.
Kjo shprehje paraqet më mirë se kushdo pikëpamjen e sotme amerikane por edhe përballjen e saj me rendin ndërkombëtar. Ndaj, deklaratat e Metës duken interesante (hiqi leksikun rrugor të zyrës së tij të shtypit), por pasi nuk kanë qëllim ato po bëhen qesharakë. Pasi, nëse do flasim për sovranizimin tonë, ai është i prekur përditë bajagi nga mënyra sesi e kanë drejtuar në 30 vitet e fundit Shqipërinë: Berisha, Nano, Rama dhe Meta. Mjafton të kujtosh rresht ngjarjet e 1991, 1996, 1997, 1998, pas vitet ‘2000, të kuptosh sesa herë u jemi drejtuar të huajve për ndihmë, sa herë na kanë ndihur të dalim nga moçali ynë, që të kuptosh realisht sesa sovranë jemi.
“Ka vetëm një zgjidhje për Ramën dhe disa palaço ndërkombëtarë, referendumi. Edhe diplomatët të dalin me Ramën. Unë do të dal me të gjithë shqiptarët që duhet të rimarrin në dorë sovranitetin e vendit pasi nesër është dita kur populli shqiptar votoi me referendum Kushtetutën më të mirë pas kaosit në 1997 dhe që Edi Rama dhe disa palaço ndërkombëtar edhe në 2008 edhe më vonë e minuan dhe duan ta përdhoshin çdo ditë. Prandaj larg duart nga gjykata Kushtetuese. Zgjidhja është referendumi për të vendosur. Zgjidhja është referendumi dhe këtë ta vendosin shqiptarët”, përfundoi Meta.
Që ta bësh këtë duhet të bindesh edhe vetë se je në një udhë të drejtë dhe jo atë qesharake, që po na bëni Ju me parlamentin shqiptar (lexo maxhorancën). Shqipëria gjendet në një qerthull, por do ishte fat nëse ne problemin e sovranizmit do ta ngrinim në një sistem që të përbënte politikën tonë, pasi neve realisht nuk jemi de facto sovranë dhe mbi të gjitha nuk i përgjigjem fare ndryshimeve ndërkombëtare. Dhe, Ilir Metës i takon si president ta kuptojë i pari këtë fakt. Është presidenca dhe është imazhi i tij, që do të mbetet në historinë shqiptare, falë këtyre fakteve. Veçse, sërish, mos na bëni qesharakë me sovranizmin. (Javanews)
O Ben a DONI o krrici I Rames e lash shqiperine 15 vite perpara me paga 100 euroshe dhe mbas 15 vitesh eshte akoma tek 100 euro KJO DO TE THOTE QE SHQIPETARIT I KA HUMBUR SOVRANITETI DHE PO I SHTYPET KOKA NEN DIKTATURE
Përgjigju