Ngritja e strukturave të reja të Drejtësisë dhe trandjet që priten në të gjithë jetën e vendit duket se ende nuk po e mërzisin ose sikletosin politikën. Përjashtuar javët e fundit, kur politika ka pushuar, për çdo ditë kemi pasur akuza dhe kundërakuza, kurse opozita ka premtuar se do të fillojë sërish protestat e mëdha në shtator. Pak a shumë situata tregon se megjithë pritshmëritë e mëdha në vend dhe sidomos nga jashtë, të ashtuquajturit “Peshqit e mëdhenj” i kanë rregulluar letrat. Gjithçka mbetet për rishtarët dhe ata që përpiqen të futen në politikë, ku steka ngrihet dhe ngrihet vazhdimisht.
Duket se hegjemonia e të dy partive, me këtë sistem, është e patundshme, kurse lojërat dhe krizat që bëjnë hera njëra dhe herë tjetër, duke ndërruar vendet, thjesht e mban sistemin në të njëjtin nivel. Është e vërtetë se Opozita e sotme de jure ka dalë nga pushteti lokal dhe qendror, por ajo është ende e fuqishme përderisa i gjithë faktori ndërkombëtar i referohet asaj. Me pak fjalë, çdo delegacion i huaj, protokollin e plotëson po shkoj edhe tek zyra e kryetarit aktual të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Këtij të fundit duket se jo vetëm nuk i bën përshtypje kriza e vendit, pështjellimi i partisë së tij dhe lënia mënjanë e shumë prej emrave të cilët kanë kontribuar për Partinë Demokratike, por duket se i pëlqen bajagi shumë.
Në ditët e fundit, Basha është duke bërë diversionin me protestat por në fakt ato parashikohen të jenë me intensitet shumë më të dobët sesa ato që kanë ndodhur deri më tani. Arsyeja është se pas 7 muajve protestuesit presin ndryshim, por jo të bëhet më keq dhe zëri i tyre të harxhohet më kot, siç edhe ka ndodhur. Dhe, më keq akoma, përballë është qetësia e Bashës dhe mënyra sesi ai po e menaxhon opozitën, mu sikur të jetë në pushtet dhe krejtësisht i bindur se gjërat do shkojnë në hullinë e tij. Shpesh edhe pa i pyetur strukturat me vendimet që merr.
Në fakt, gjërat deri më sot kanë shkuar në hullinë e tij. Ai është emëruar disa herë ministër, madje në postet ministrore me më shumë peshë, nga ku ka marrë disa vendime shqetësuese dhe ende të përfolura për vendin dhe po ai arriti të fitoj me pak vota (kjo do mbetet gjithnjë e përfolur) bashkinë e kryeqytetit nga Edi Rama. Ashtu si kanë rrjedhur punët në të gjitha postet e tij dhe mënyra sesi mori partinë por edhe mënyra sesi po e menaxhon luftën opozita e tregon se ai po pret i qetë pushtetin, që me sa duket do t’i vij si në të gjithë herët e tjera krejt ‘papandehur’. Të thuash se ka alternativa të tjera te PD, tashmë ato nuk ekzistojnë, ashtu si në Partinë Socialiste, ku gjithçka identifikohet me Ramën. Por ndërsa ky i fundit mund të drejtojë brenda mandatit i qetë është shumë e vështirë të besohet se ai do të ketë mandat të tretë me skandalet dhe krizat që kanë shoqëruar këtë mandat për t’u harruar të tij.
Ndaj, ardhja e Bashës duket se është alternativa më “e pranueshme” në kushtet e krizës, por edhe më e papritur për njerëzit që presin ndryshimin. Fatkeqësisht, ai s’është njeri i ndryshimit por i stanjacionit, që do të thotë se Shqipëria dhe me reformat e mëdha sërish do të zvarritet dhe për shumë vite të tëra dhe sidomos nëse ai do të jetë në pushtet.
Me sa duket, ky është destini, që të kesh si kryeministër Edi Ramën dhe si mëtonjësin kryesor të pushtetit ekzekutiv Lulzim Bashën.
Shpresojme dhe urojme ti bejne nje goditje te hekurt asaj qe quhet palce e Horrave me Slogan per Democracy .Dhe nje here e mire keto bandite edhe pse e dine aq mire se kush jane duhet te zhduken nga Arena Kombetare dhe Nderkombetare qe i sollen Kombit Shqipetar aq humbje e dhembje te pa riparueshme .Sot me shpirt neper dhembe duan te rikthejne te shkuaren qe keto pucista te Kombit te minojne dhe shkaterrojne Shqiperine , Cdo njeri i sinqerte e din se cilet jane Sali Berisha , Ilir Meta , Lulush Basha dhe Monika Kryemadhi Sot e ne te ardhmen nuk kane me ku te Fshihen Morracaket qe erdhen nga Rregjimi Diktatorial ,pa Breke dhe brenda 8 viteve te fillimit te asaj demokracie me te Zeze ne historine Boterore U bene aq Pasanike , sa Bota e Emancipuar ben Pyetje Si eshte e mundur ne kete shtet te varfer disa kokrra te tilla te jene Milionere me Euro dhe Florinj qe i vodhen Popullit
Përgjigju