Andoni: Tani, të gjithë e duan rrëzimin e Bashës!

28 Qershor 2019, 15:25| Përditesimi: 28 Qershor 2019, 15:29

  • Share

Bernd Fischer bën një paralelizëm provokativ, kur flet për historinë evolucionit të liderave shqiptarë. Rasti në fjalë është për liderin më jetëgjatë të ekzistencës së shtetit shqiptar. Enver Hoxha u vendos në krye për konjukturë nga grupet e atëhershme komuniste pasi mendohej se mund të shmangej lehtë, por ai tregoi se diti t’i eliminonte të gjithë. Lulzim Basha u mbështet shumë nga kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe me performancën e tij për disa vite tregoi se nuk mund të dilte dot nga hija e mentorit të tij dhe udhëheqësit historik demokrat.

Ndërkohë dy vitet e fundit mund të quhen si një dalje e vogël e Bashës nga kjo hije dhe ai realisht mbart mbi vete shumë përgjegjësi.  Koha e qëndrimit de jure e Bashës ka korresponduar me momente shumë interesante të së ardhmes demokratike të vendit. Për shkak të mungesave të dukshme në formim, mungesës së angazhimit serioz dhe mbi të gjitha kaosit të ideve gjysmake, Basha ka qenë spektator në vend të bëhej protagonist i këtij momenti historik. Nga ky qëndrim disi konstant, qoftë edhe nga puna shumë e madhe që Basha bëri me Dekriminalizimin, sot është harruar dhe PS-ja e ka arkëtuar paradoksalisht si sukses të saj! Ashtu si e vuri me kujdes theksin një nga aleatët e tij të vegjël, Basha gaboi në shumë nga momentet e mira kur ju paraqitën, ku PD-ja duhet të tregonte vizionin e saj.

Mes të tjerave, Reforma Territoriale është me shumë probleme dhe koha ka treguar se modeli i zgjedhur ka sjellë parregullsi, por PD-ja e refuzoi në vend të kontribuonte realisht dhe “merita” i mbetet atij vetë. Një sërë gabimesh të tjera mund t’i vishen, por shqetësimi më i madh ka qenë sepse opozita është errësuar nga pozicioni i Bashës, këshillat e çartura të Berishës dhe kthesat politike shumë të kushtueshme në kampin e PD-së. Paçka se me kauza të drejta, mënyra për ta zgjidhur ka qenë shumë e dobët, sepse demokracia e brendshme nuk ka funksionuar. Por më shumë se kaq: Kaq shumë specialistë kundër Lulzim Bashës asnjëherë nuk reflektuan në zgjidhje ndryshe përveç radikalizmit të gjithçkaje. Duket se në një farë mënyre të gjithë ndikuan dhe e dëshironin këtë rënie. Ata që u munduan u përjashtuan pikë së pari nga kolegët e tyre te PD me bekimin e Bashës.

Krerët e opozitës në vend të reflektonin dhe të ndihmonin për të parashikuar të ardhmen e kauzës duket se e shtynë më tej aksionin e Bashës drejt pamundësisë. Megjithë paralajmërimet e shumta, propozimet, Basha u fry nga njerëz që nënzë e përqeshnin dhe kënaqeshin me disfatat e tij. Ashtu si presin këto ditë që PD-ja të pësojë humbje dhe të bëjnë planet e tyre meskine. Njerëzit e bashkive në vend të turpëronin PD-në, kështu si e bënë në këto ditë të fundit, mund të vepronin shumë mirë me personalitetin e tyre të diktonin kushte, fillimisht te forcat politikat të cilat përfaqësojnë. Në vend të kësaj shërbyen si karburant i një makinerie që e përcolli në një pozicion kaq të keq PD-në duke e identifikuar me një grup luftarak. Ky është shqetësimi i vërtetë tashmë mes demokratësh. Kur një forcë politike nuk di të parashikojë në afat të shkurtër si mund të drejtojë strategji me afat të gjatë.

Tani të gjithë e tregojnë gishtin e fajtorit të Basha, ndërkohë që nuk është e largët dita kur do fillojë puna për ta çmontuar, por një masë e madhe faji qëndron tek patetikët që duartrokisnin çdo veprim të tij dhe që e futi vendin në një krizë të palogjikshme, ku PD-ja humbi shumë dhe nga ideologjia e saj bazë. Partia më e madhe opozitare me heshtjen e yes-men-ëve sakrifikoi mandate deputetësh të marra me aq vështirësi përballë një makinerie që mori vota ngado; PD-ja luftoi shumë për bashkitë ku ishin të vështira përballjet, teksa mjaftoi kaosi dhe padurimi për t’u bërë kryeministër i këtij njeriu që gjithçka të kthehet në nul. Tashmë, ata që e duartrokisnin dhe zinin vend në podiume po digjen jo thjesht nga kaosi i saj por edhe nga makutëria e tyre. Dhe, ndaj tani janë rreshtuar të gjithë kundër Bashës, sepse i kurrë nuk e provoi dot aksiomën e Fischer…

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?