Komisioni Hetimor në Shëndetësi, PS nis vizitë në QSUT! Opozita mblidhet e vetme

13 Maj, 08:31| Përditesimi: 14 Maj, 07:49

  • Share

TIRANË- Anëtarët e PS në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë nisën këtë të hënë vizitat në terren në kuadër të hetimit parlamentar për koncesionet e sterilizimit dhe Check-up.

Plarent Ndreca i shoqëruar me 4 kolegë të shumicës shkuan për vizitë në qendrën e sterilizimit në QSUT, por u kujdesën të mbajnë larg median.

Ka protokoll nuk mund të jeni prezent”, tha Ndreca.

Kësaj vizite nuk iu bashkuan anëtarët e opozitës më në krye kryetaren e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë Albana Vokshi e cila thirri një tjetër mbledhje, pasi nuk bie dakord me planin e punës të miratuar nga PS dhe i akuzon këta të fundit për pengim të hetimit.

Ishte një tur turistik, në shkelje të ligjit. Nuk ka pasur asnjë vendim për të shkuar, janë në shkelje të ligjit do përgjigjen para ligjit”, u shpreh Albana Vokshi.

Pavarësisht se komisioni u ngrit me konsensus më shumë se një muaj e gjysmë më parë, hetimi parlamentar për koncesionet në shëndetësi është në pikën zero dhe asnjë nga palët nuk tërhiqet.

Ne po zbatojmë planin e hetimit”, deklaroi Ndreca.

Jam kryetare, do vazhdoj të zbatoj ligjin”, tha Albana Vokshi.

Ndryshe është situata në komisionin hetimor për të dhënat e sistemit TIMS, ku mazhoranca dhe opozita gjetën gjuhën e përbashkët duke miratuar një pjesë të listës së dëshmitarëve.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?