Anëtari i PD, Hasanaj: Në listën e re me 13 të shpallur non grata nga një aleat strategjik janë Flamur Noka, Gjiknuri, Balluku dhe Xhaçka

13 Shtator 2023, 21:46| Përditesimi: 13 Shtator 2023, 22:30

  • Share

Anëtari i PD Sidi Hasanaj nga emisioni “Studio live” në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, tha se në mesin e listës së re me 13 persona që janë shpallur non grata nga aletati strategjik i Shqipërisë, janë eksponentë nga PD dhe PS. Sipas tij nga nga Rithemelimi non grata është shpallur Flamur Noka, kurse nga PS përmendi Belinda Ballukun, Damian Gjiknurin dhe Olta Xhaçkën.

“Ashtu sikurse qarkullon prej kohësh në burime gazetareske është një listë me 13 persona, të cilët janë nëse më lejohet, nga Rithemelimi Flamur Noka, me sa kam informacion janë 2 pronëarë meidash njëri pronar medie kombëtare, një biznesmen nafte i cili ka thyer embargo me Rusinë duke bërë një mekanizëm që e merr nga india naftën ruse. Dhe ka dhe deputetë të tjerë eksponentë ku zoti Gashi e tha flitet për Ballukun dhe Damian Gjiknurin, me sa di unë është dhe Olta Xhaçka. Njeriu përgjegjës IPARD përveç që shkarkohet mund të shpallet dhe non grata. Pra është Frida Krifca”, tha Hasanaj.

Edhe nënkryetari demokrat Kreshnik Çollaku nga "Studio live", paralajmëroi se një listë me 13 emra zyrtarësh të shpallur non gata nga një aleat strategjik. Çollaku tha se mes emrave ka pjesëtarë të grupit parlamentar të PS dhe ministra. 

 

 

Intervista e plote

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 14/09/2023 03:46

    Mbahen pergjegjes ligjerisht per thashethemesh kafenesh qe thone keta njerez apo jo?! Ne doni listen e vertete kerkojani DASH-it,ose ambasades,sepse si media keni te drejten e informacionit.

    Përgjigju
  • Iris: 14/09/2023 03:46

    Mbahen pergjegjes ligjerisht per thashetheme kafenesh qe thone keta njerez apo jo?! Ne doni listen e vertete kerkojani DASH-it,ose ambasades,sepse si media keni te drejten e informacionit.

    Përgjigju
  • Olsi: 13/09/2023 23:10

    Urojme te jete e vertete. Te gjithe emrat ne ate liste jane persona negative. E meritojne non graten, edhe burgun.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?